E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oto Bariç njihet nga afër me ekipin

Pas mëse një muaji në krye të kombëtares shqiptare, trajneri kroat Oto Baric më në fund është njohur nga afër me futbollistët që vetë ai ka grumbulluar për këtë takim miqësor si edhe me stafin drejtues që do ta shoqërojë në eliminatoret e Kampionatit Europian. Dje të gjithë futbollistët dhe stafi teknik kanë mbërritur në San Marino ku do të përgatiten për ndeshjen miqësore që do të luhet nesër në shtetin e vogël. Ashtu sic edhe ishte deklaruar më parë, lojtarët që ndosheshin në Shqipëri dhe drejtuesit e tjerë të ekipit janë nisur dje në orën 14:00 nga aeroporti "Nënë Tereza" me avionin e linjës "Alitalia"me destinacion Bolonjën. Në këtë qytet grupit i është bashkuar edhe pjesa tjetër e futbollistëve që luajnë jashtë vendit si edhe trajneri Oto Baric bashkë me ndihmësin e tij Slatko Kovacic. Më pas i gjithë delegacioni ka shkuar në San Marino me autobus. Në vendin fqinj ka shkuar edhe Shefi i Ekipeve Kombëtare, Besnik Cela dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roland Mici. Ndërkohë që dje në mbasdite trajneri Baric ka zhvilluar me grupin e futbollistëve seancën e parë stërvitore të tij, ku i ka njohur dhe i ka parë nga fër të gjithë lojtarët. Gjithashtu, sot kroati do të zhvillojë edhe dy seanca stërvitore dhe më pas ekipi do të jetë gati për ndeshjen e nesërme që do të zhvillohet në orën 20:30.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›