E Diel, 1 Nëntor 2026

Futbollistët shqiptarë, 50 milion lekë borxh FSHF-së

Fillimi i kampionateve të kategorive të ndryshme tashmë është shumë afër, por duket se një pjesë e futbollistëve që aktivizohen në këto kampionate nuk do të marrin pjesë. Një gjë e tillë mund të ndodhë për faktin që disa lojtarë i kanë Federatës Shqiptare të Futbollit një borxh që llogaritet afërsisht në 5 milionë lekë të reja. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur Shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Hito Hitaj, i cili deklaroi se në rast të mosshlyerjes së borxheve nga ana e futbollistëve, këta të fundit rrezikojnë në mos aktivizohen në kampionatet e ardhshme."Mund të them se disa lojtarë që aktivizohen në kategoritë e ndryshme të kampionatit shqiptar i kanë Federatës Shqiptare të Futbollit një borxh që llogaritet në 5 milion lekë të reja. Ky borxh është akumuluar nga sezoni i kaluar dhe i them futbollistëve që duhet ti shlyejnë sa më shpejt borxhet e tyre. Në rast se lojtari nuk shlyen borxhin deri afër fillimit të kampionatit, mund të them se ai nuk do të federohet dhe si rezultat nuk do të luajë në sezonin 2006-2007" përfundoi fjalën e tij Shefi Hitaj. Ndërkohë që ky i fundit u shpreh edhe për borxhet që kanë klubet ndaj FSHF-së, duke deklaruar se shumë klube janë duke ardhur në Federatë dhe po shlyejnë detyrimet që ata kanë. Kjo tregon më së miri për një mirëkuptim midis klubeve shqiptare dhe FSHF-së që shpresojmë të mbetet e tillë edhe gjatë zhvillimit të kampionatit, gjë që ka munguar në sezonet e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›