Golashënuesit e Kombëtares, kryeson Alban Bushi

Speciale nga Dash Frashëri dhe Franc Hoxha
Nga 298 lojtarë të aktivizuar në të gjithë historinë e përfaqësues kuqezi, vetëm 67 prej tyre kanë shënuar të paktën një gol, ndërsa pjesa më e madhe e tyre 231 futbollistë (ose 77,5%) nuk kanë mundur të regjistrojnë emrin e tyre në "Librin e Artë të Kombëtares". Golin e parë më përfaqëe ka shënuar legjendari Pal Mirashi në ndeshjen Shqipëri-Jugosllavi (2-3) të vlefshme për Kampionatin Ballkanik, më 7 tetor 1946, ndërkohë që goli i fundit mban firmën e Lorik Canës në ndeshjen miqësore Shqipëri-Lituani (1-2) më 1 mars 2006. Golashënuesi më i mirë historik me fanelën kuqezi është Alban Bushi me 14 gola në 59 ndeshje, i cili nuk është ftuar nga trajneri kroat Oto Baric për ndeshjen miqësore kundër San Marinos (e mërkurë, 16 gusht 2006, ora 20:30). Pas tij renditet një tjetër sulmues shtatshkurtër, por me përvojë të madhe në kampionatet e huaja, Altin Raklli me 11 gola në 63 takime, por kavajasi i ka varur "këpucët në gozhdë". Nga lojtarët që ka grumbulluar Baric, është kapiteni Igli Tare (Lacio), që kryeson listën me 9 gola (63 ndeshje), ndërsa pas tij vjen mbrojtësi Adrian Aliaj (ende pa skuadër) me 8 gola në 25 ndeshje. Erjon Bogdani është në kuotën e 7 golave në 29 ndeshje. 14 gola Alban Bushi. Rekordmeni aktual shqiptar. Në 11 vitet e aktivizimit të tij, "Loku" është ndër të paktët, që shënon gol në debutimin e tij me Kombëtaren. Bushi ka debutuar në ndeshjen miqësore kundër Maltës më 16 gusht 2005, një ndeshje e humbur nga Shqipëria 2-1 11 gola Një numër i denjë për një sulmues klasi si Altin Rraklli. Kavajasi e ka shnuar golin e parë në miqësoren kundër Greqisë (29 janar 1992) dhe në listën e tij janë Gjermania, Rusia, Turqia, Irlanda e Veriut, Bullgaria, Maqedonia, Gjeorgjia, etj. 10 gola Një shifër e bukur për një lojtar të bukur si Sokol Kushta, sulmuesit që ka rendimentin më të mirë në treguesin gol/ ndeshje me 10 gola në 31 ndeshje ose 0.32 gola për ndeshje, kur këtë tregues Bushi e ka 0.23 gola për ndeshje dhe Rraklli 0.17 gola për ndeshje. 9 gola I përkasin kapitenit Igli Tare, që me 63 ndeshje të zhvilluara ka fatin të thyejë rekordin absolut të vendosur nga Strakosha për numrin e ndeshjeve (73), por dhe atë të Bushit për numrin e golave (14). Por vetëm nëse do të luajë e shënojë një seri golash kundër San Marinos apo rregullisht në fushatën kualifikuese të Euro 2008. 8 gola Një befasim për të gjithë, kur lexon se i ka shënuar një mbrojtës si Ardian Aliaj. Vlonjati ka shënuar një gol të madh kundër kampiones së Europës, Greqisë, në ndeshjen e parë zyrtare të fqinjëve tanë si "mbretëreshë" të kontinentit. Të cmuar janë dhe dy golat kundër Portugalisë në miqësoren tenistike 3-5. Të vjen keq që sot është pa skuadër 7 gola I ka shënuar një emër i madh, më i lakmuari për momentin nga klubet më emër në Serinë A. Është fjala për Erjon Bogdanin, autori i 7 golave në 29 ndeshje, 2 prej të cilëve në barazimin e cmuar kundër Ukrainës në Kiev (2-2). 6 gola Ervin Skela ka fatin të jetë për momentin në të njëjtën kuotë golash me gjigandin e futbollit, të madhin Loro Borici, por gati me dyfishin e ndeshjeve të luajtur nga ish-trajneri me jetëgjatë i Kombëtares. Nga katër gola kanë shënuar edhe Bledar Kola dhe Qamil Teliti. 5 gola Një dyshe e bukur e përbërë nga ish-kapiteni i Kombëtares, mbrojtësi Rudi Vata (59 ndeshje) dhe gjashtëherë golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar, Ilir Përnaska (15 ndeshje). 4 gola Një listë shumë e kufizuar, por me emra të mëdhenj të përfaqësueses, që nga golashënuesi i parë historik kuqezi, Pal Mirashi, i pasuar nga "Lojtari i Shekullit" Panajot Pano dhe te i mbiquajturi "Maradona i Ballkanit", Edvin Murati, akualisht pa ekip. 3 gola Janë katër futbollistë në autorë të 3 golave: Florjan Murtaj (26 ndeshje), Muhedin Targaj (17) , Zihini Gjinali (18) dhe Bedri Omuri (19 ndeshje). 2 gola Tetë lojtarë të përfaqësues kanë shënuar nga 2 gola. Në këtë tetëshe janë ish-trajneri i Kombëtares, Medin Zhega (atëherë lojtar i Dinamos), shefi aktual i SK Tirana, Shkëlqim Muca (Tirana) dhe deri te lojtarët e sotëm të përfaqësueses Altin Haxhi (51 ndeshje) e Altin Lala (49 ndeshje) 1 gol Dyzetë futbollistë kanë shënuar nga një gol dhe në këtë "listë" përfshihen nga Sulejman Demollari (1 gol, 45 ndeshje) dhe Ilir Shulku (1 gol, 44 ndeshje), por dhe lojtarë aktualë të përfaqësueses: Besnik Hasi (38 ndeshje), Lorik Cana (20 ndeshje), Klodian Duro (34 ndeshje) apo Devi Mukaj (28 ndeshje).