E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësoret/ Trajnerët e rinj, të mërkurën në provën e parë

Altin B. Kodra
Një numër trajnerësh të rinj të skuadrave përfaqësuese do të kenë këtë mesjavë mundësinë e tyre të parë për të shikuar se si cfarë premtojnë lojtarët që kanë në dispozicion dhe Italia, Gjermania, Anglia dhe Rusia janë midis atyre skuadrave që fillojnë një epokë të re me miqësoret e sotme dhe të nesërme. Nesër zë fill gjithashtu edhe fushata eliminatore për në Euro 2008 dhe Kazakistan debuton për herë të parë në një veprimtari evropiane, duke vizituar Belgjikën në ndeshjen e parë. Estonia pret Maqedoninë, ndërsa Ishujt Faroe presin Gjeorgjinë në dy ndeshjet e tjera eliminatore të së mërkurës, të vlefshme për veprimtarinë që do të organizohet bashkarisht nga Austria dhe Zvicra. Në miqësoret e së mërkurës, Italia do të luajë ndeshjen e saj të parë si kampione e re e botës, që është njëkohësisht e para edhe për trajnerin e ri, Roberto Donadoni, kur të presë në Livorno Kroacinë. 42-vjecari Donadoni u emërua në këtë post pasi Marcelo Lipi dha dorëheqjen, pas asaj fitoreje në finalen e Botërorit 2006 kundër Francës dhe është njëri nga shumë trajnerët e rinj të skuadrave përfaqësuese. Ashtu sikundër gjatë gjithë Botërorit të Gjermanisë, përgatitjet e Italisë janë shoqëruar nga zhurma për skandalin e përgjimeve dhe trukimeve të ndeshjeve, gjë që është pasqyruar te fakti se shumica e titullarëve të përfaqësueses "axurre", po sistemohen në klubet e tyre të reja. Donadoni, një ish-mesfushori i Milanit dhe i përfaqësueses së Italisë, që e la futbollin si lojtar vetëm para 5 vjetësh, ka ndihmuar për ta zhvendosur disi vëmendjen nga skandali, pasi nuk ka përfshirë asnjërin nga lojtarët që fituan Kupën e Botës, përjashto këtu portierin rezervë, Marco Amelia, i cili nuk u aktivizua gjatë Botërorit të Gjermani dhe është një nga 23 të grumbulluarot për miqësoren e së mërkurës. Donadoni ka përfshirë në këtë grup edhe 7 lojtarë që nuk ishin grumbulluar asnjëherë deri më tanë me skuadrën përfaqësuese të Italisë. Trajneri i Kroacisë është edhe më i ri në moshë, pasi 37-vjecari Sllaven Bilic ka zëvendësuar Zllatko Kranjcarin, të shkarkuar pas një Botërori të dobët. Gjermani e fillon jetën nën drejtimin e Joakim Lëvit me një ndeshje në fushën e vet përballë Suedisë dhe me valën e optimizmit që ka pasuar pas paraqitjes së kënaqshme të përfaqësueses në Botërorin e këtij viti, ku, nën drejtimin e Jurgen Klinsmanit, arriti deri në gjysmëfinale. "Besimi në vetvete që ne fituam duke u përballur, majde edhe duke i mposhtur, me disa nga skuadrat më të mira në botë, do të mbetet në atmosferën e skuadrës dhe në mund ta përdorim këtë në të mirën tonë, - deklaroi të dielën Lëvi, i cili gjithsesi do të jetë pa kapitenin Mikael Balak, të dëmtuar, por ka premtuar t'i qëndrojë besnik parimeve të lojës sulmuese të ish-shefit të tij. Stiv MekKlaren është një tjetër ish-numër dy që ka bërë një hap përpara në detyrë, pasi mori detyrën e trajnerit të Anglisë, duke zëvendësuar Sven-Goran Eriksonit. Ndryshe nga homologu i tij gjerman, Lëv, ai trashëgon një skuadër në moral të ulët, pas një tjetër eliminimi demoralizues pas goditjes së 11-metërshave. Anglia pret kampionen në fuqi të Evropës, Greqinë, nesër në stadiumin e Mancester Junajtid, "Olld Traford"-it, ku mungesa më i famshme do të jetë ajo e ish-kapitenit David Bekham, që është jashtë nga MekKlareni, i cili synon për një fillim të ri. Holandezi Gus Hidink, i pari trajner i huaj i përfaqësueses së Rusisë, e nis ndaj Letonisë në Moskë. Tashmë në krye të pankinës së një tjetër vendi "të adoptuar", ai shpreson t'i japë fund viteve të tëra të zhgënjimeve nga ajo që duhet të ishte një nga superfuqitë e futbollit në kontinentin e vjetër. Një tjetër holandez "endacak", Leo Benhaker, merr në dorë, për herë të parë, frenat e përfaqëueses së Polonisë, duke vizituar Danimarkën, ndërsa ish-trajneri i përfaqësueses së Spanjës, Havier Klemente, debuton në kryes të pankinës së skuadrës përfaqësuese të Serbisë, e cila, për herë të parë, përfaqësohet pa prapashtesën "Mali i Zi", në ndeshjen që to dë luajë në Republikën përballë përfaqësueses vendase. Norvegjia pret Brazilin, duke synuar të ruajë të paprekur një rekord të vecantë. Vikingët nuk janë mundur asnjëherë përballë pesë herë kampionëve të botës, pasi i kanë mundur ata dy herë, përfshi këtu edhe fitoren në Botërorin 1998, dhe kanë barazuar në ndeshjen tjetër. Trajneri i ri i Brazilit, Dunga, ka përzgjedhur një skuadër eksperimentale për këtë ndeshje dhe ka preferuar të mos mbështetet te shërbimet e katërshes magjike, që përbëhet nga Ronaldinjo, Kaka, Adriano dhe Ronaldo. Dy vendet bashkëorganizatore të Evropianit të pas dy vjetëve, Euro 2008, e fillojnë nesër vazhdën e ndeshjeve miqësore (pasi janë automatikisht të kualifikuara), dhe Austria pret Hungarinë në Graz, ndërsa Zvicra viziton Lihtenshtajnin. Ndërkohë, kalendari i miqësoreve të së mërkurës përfshin gjithashtu edhe përballjet Irlandë-Holandë dhe Islandë-Spanjë, ndërsa nënkampionia e botës, Franca, luan ndeshjen e parë miqësore të post-Botërorit, duke vizituar nesër Bosnje-Hercegovinën, ku trajneri Rajmond Domenek do t'i japë një mundësi për të treguar veten të rinjve si Zheremi Tulalan dhe Zhylien Fobert. Miqësore Ndërkombëtare: Të martën: Algjeri - Gabon (17:00) Rusi U-21 - Turqi U-21 (17:00) R. Ceke U-21 - Serbi U-21 (18:00) Ukrainë - Azerbajxhan (19:00) Sllovaki - Maltë (20:15) Slloveni - Izrael (20:15) Ganë - Togo (20:45) Uells - Bullgari (20:45 Itali U-21 - Kroaci U-21 (21:00) Islandë - Spain (22:00) Të mërkurën: Libi - Ugandë (16:00) Tunizi - Mali (16:00) Finlandë - Irlandë e Veriut (18:00) Moldavi - Lituani (18:00) Namibi - Afrikë e Jugut (18:00) Rusi - Letoni (18:00) Maroko - Burkina Faso (19:00) Rumani - Qipro (19:00) Bjellorusi - Andorrë (19:45) Danimarkë - Poloni (20:00) Egjipt - Uruguaj (20:00) Bregu i Fildishtë - Senegal (20:00) Luksemburg - Turqi (20:00) Norvegji - Brazil (20:10) Ceke R. - Serbi (20:15) Lihtenshtajn - Zvicër (20:15) San Marino - Shqipëri (20:30) Austri - Hungari (20:30) Irlandë - Holandë (20:30) Gjermani - Suedi (20:45) Itali - Kroaci (20:50) Bosnje-Hercegovinë - Francë (21:00) Angli - Greqi (21:05) Të enjten: Venezuelë - Honduras (00:05) Kili - Kolumbi (01:30) Peru - Panama (03:00) Euro 2008 Eliminatoret Estoni - Maqedoni (18:00) Ishujt Faroe - Gjeorgji (20:00) Belgjikë - Kazakistan (20:45) U-21 Euro 2007 Eliminatoret Të martën: Angli - Moldavi (21:00) Të mërkurën: Austri - Islandë (17:00) Bjellorusi - Qipro (17:00) Bosnje-Hercegovinë - Armeni (17:00) Rumani - Irlandë e Veriut (17:00) Slloveni - Skoci (17:00) Poloni - Letoni (17:30) Hungari - Finlandë (18:00) Lituani - Gjeorgji (18:00) Suedi - Maqedoni (18:30) Greqi - Irlandë (19:00) Izrael - Uells (19:00) Sllovakia - Shqipëri (19:00) Ukrainë - Bullgari (19:00)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›