Arrin Dino Fava. Siena mund ta shesë 5 milionë euro Bogdanin

Siena është duke bërë lëvizjet e fundit në merkato, aq sa cështja "Bogdani" mund të zgjidhet brenda disa orësh. Toskanët janë shumë të interesuar ta shesin sulmuesin shqiptar për të përfituar financiarisht nga shitja. Sipas AGI (Lidhja e gazetarëve Itilianë) dhe kataëeb.it, Siena do të ishte e gatshme ta shiste edhe 5 milionë euro. Me paratë e e grumbulluara, do riinestohet për Dino Fava, që sezonin e kaluar luajti me Trevizon (29 ndeshje, 3 gola), një qendërsulmues që mund të jetë i dobishëm , edhe pse nuk ka kareteristikat e shqiptarit. Në frontin e largimeve, Simone Vergasola mund ta braktisë Sienën pas tre sezonesh. Për të është i interesuar Kaljari.
Franc Hoxha