E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Berisha: Pa pushime për vizat

Nuk do te mund t'i shijojnë pushimet e verës ata qeveritare dhe punonjës administrate qe ne vijimësi janë marre me procesin teknik te plotësimit te kushteve për liberalizimin e vizave. Kjo pasi puna e tyre nuk pa përfunduar ende pasi organet e larta vendimmarrëse te BE-së, te vendosin nëse do te liberalizohen në vjeshte vizat për shqiptaret. Raporti i eksperteve qe vizituan ne korrik vendin tone ka mbërritur ne qeveri, dhe kryeministri la te kuptohet se lufta kundër korrupsionit dhe krimet të organizuar ka nevoje te njohe nivele te reja. Përkundër akuzave te opozitës se vendi është përfshire ne krize ekonomie, kryeministri u shpreh për te kundërtën kur foli për shifrat eksporteve te këtij 7 mujori me te njëjtën periudhe te vitit te shkuar. Por, ekonomia sipas kryeministrit ka dhe një burim tjetër te ardhurash qe ketë vit, është i paprecedent. Ai është turizmi, dhe sipas kreut te qeverise, burimi kryesor është rruga Durrës-Kukës. Ne fund kryeministra i beri thirrje autoriteteve vendore dhe agjencisë se mjedisit qe te krijoje kushte për mikpritjen e turisteve, sigurinë e jetës, por edhe te qetësisë për ata qe nuk durojnë zhurmat e diskove te natës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›