E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili kërkon organizimin e botërorit 2014

Brazili do të kandidojë për të fituar të drejtën e organizimit të kampionatit botëror të vitit 2014. Në një takim të mbajtur dje, krerët e futbollit brazilian pasi kanë diskutuar gjatë kanë bërë të ditur se do ta hedhin kandidaturën për të pritur Kupën e Botës. Ka qenë një vendim i marrë nga presidenti i federatës braziliane të futbollit, Rikardo Tekseira dhe presidenti i Komitetit Olimpik Brazialian, Karlos Artur Nuzman. Ndërkohë, me shumë probabilitet Brazili do të hedhë kandidaturën edhe për të pritur Lojërat Olimpike të vitit 2016.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›