'> Zgjedhjet e PS-së ne rrethe
Partia Socialiste zgjedh sot kryetaret ne disa rrethe kryesore te vendit. Anëtarët e Durrësit do te zgjedhin midis Genti Bejkos dhe Aurel Vodes. Ne Berat, përballen kandidati aktual i PS-se, Selman Hodaj, si dhe nënkryetari i Bashkise, Stavri Ceca. Zgjedhje do te ketë edhe ne Elbasan e Fier, ku procesi doli ne balotazh. Ne Elbasan pretendentet kryesore janë: Astrit Halili dhe Ndriçim Hysa, qe morën përkatësisht nga 126 dhe 106 vota nga votimi i pare. Ne Fier, nga 39 kandidatet e propozuar nga baza, asambleja përcaktoi Oldrin Alushin, Pellumb Hazizin dhe Xhevit Bushin. Gjate votimeve te shtunën, pjesa me e madhe e votave u nda midis Hazizit dhe Bushit, por asnjeri nuk arriti te fitonte postin e kreut te PS-se se rrethit, pasi nuk mori kuorumin e duhur te votave.