E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Galanxhi: Lobim për liberalizim vizash me ShBA

Gilbert Galanxhi qe deri tani përfaqësonte vendin tone ne OSBE, do te jete ambasadori i ri shqiptar ne Shtetet e Bashkuara dhe shkon aty me prioritet kryesor, liberalizimin e vizave. Ambicia e madhe e kandidatit për ambasador qe kaloi për shqyrtim ne komisionin e politikes se jashtme vjen si frymëzim për shkak te pritshmërisë për lëvizjen e lire te shqiptareve ne BE brenda këtij viti. Galanxhi do te jete ambasador jo rezident edhe për Meksikën, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Dominikane, ndërkohë ne vend te Galanxhit pranë OSBE propozohet për ambasador Spiro Koci. Ne seancën dëgjimore ai deklaroi se gjate qëndrimit ne këtë detyre do te paraqesë Shqipërinë me aktive ne këshillin e përhershëm si organi më me rëndësi i OSBE.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›