-Deklaratë për shtyp e Zëdhënësit të Kryeministrit, Aldrin Dalipi- Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë përshendet deklaratën e sotme të Presidencës së Bashkimit Europi
-Deklaratë për shtyp e Zëdhënësit të Kryeministrit, Aldrin Dalipi-
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë përshendet deklaratën e sotme të Presidencës së Bashkimit Europian që dënon aktet e dhunshme në protestat e 7 Shkurtit në Tiranë.
Këshilli i Mnistrave me këtë rast siguron dhe garanton Presidencën e Bashkimit Europian, ashtu sikurse edhe gjithë partnerët ndërkombëtarë se është i vendosur, duke pasur vullnetin e duhur dhe duke njohur përgjegjësitë institucionale, të vazhdojë kryerjen e reformave të gjithanëshme që integrojnë vendin në strukturat euroatlantike, zhvillojnë dhe çojnë drejt prosperitetit Shqipërinë.
Duke mbështetur thirrjen që Presdienca e BE i bën faktorit politik në këtë deklaratë, ne rikonfimojmë qëndrimin tonë se në këtë proces të rëndësishëm, siç edhe kemi bërë, do të punojmë bashkërisht me të gjithë aktorët progresistë të politikës, shoqërisë civile, duke ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të zgjeruar hapësirat ligjore për zhvillimin e lirisë dhe demokracisë në bashkëpunim të ngushtë gjithashtu edhe me partnerët tanë ndërkombëtar.