E Diel, 1 Nëntor 2026

FONT-FAMILY: "Arial","sans-serif"">-Inaugurohet kabineti i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK-KAB), në gjimnazin “At’ Shtjefën Gjeçovi”, në Laç

-Inaugurohet kabineti i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK-KAB), në gjimnazin “At’ Shtjefën Gjeçovi”, në Laç

Kryeministri Berisha inauguroi sot kabinetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK-KAB), në gjimnazin “At’ Shtjefën Gjeçovi”, në Laç. Hapja e këtij laboratori të informatikës është pjesë e projektit të qeverisë shqiptare në bashkëpunim me PNUD-in, projekti i quajtur TIK-shkolla, i cili synon shtrirjen e internetit në çdo shkollë të vendit.

Kryeministri u shpreh se kjo është një ditë historike për arsimin shqiptar, duke shënuar një tjetër hap në përmbushje të premtimit të qeverisë për pajisjen e të gjitha shkollave me kabinete të informatikës. Ky është kabineti i 379-të i informatikës dhe krijon mundësinë që 190 mijë nxënës të këtij arsimi të kenë akses në internet, ndryshe nga dy vjet më parë, kur ka patur vetëm 18 kabinete gjithsej.

“Kjo është një ditë e shënuar në udhëtimin e kombit tonë drejt moshës dixhitale. Ne jemi një komb i ri në moshë. Ne biologjikisht jemi në moshë dixhitale, por ajo që ka rëndësi të jashtëzakonshme është që ne të arrijmë dhe teknologjikisht këtë moshë”, tha Kryeministri Berisha.

Më tej, Kryeministri tha se Shqipëria po progreson çdo ditë e më shumë drejt moshës dixhitale. Ai përmendi këtu regjistrin elektronik të popullsisë, çertifikatat e gjendjes gjyqësore on-line, prokurimet publike on-line, taksat që çdo ditë e më shumë po bëhen on-line. Projekti e-government, tha Kryeministri, ka një rëndësi shumë të madhe për vendin.

Duke falenderuar ekipin që ka punuar për zbatimin e projektit të TIK-shkollave, Kryeministri u shpreh se qeveria nuk do të kursejë asnjë financim dhe përpjekje për të kompletuar përfundimisht këtë projekt në të gjitha shkollat e vendit.

“Unë ju premtoj se brenda këtij viti dhe në muajt e parë të vitit që vjen, interneti dhe kabinetet e informatikës do të shtrihen në të gjitha shkollat e Shqipërisë. Çdo fëmijë shqiptarë do të ketë mundësi të përdorë kompjuterin dhe internetin”, tha Kryeministri, duke kërkuar nga stafi arsimor që me këto kabinete t’u vijnë në dihmë dhe komunitetit.

Duke theksuar se qeveria ka dyfishuar të gjitha përpjekjet për të patur një arsim të denjë, Kryeministri përmendi disa nga reformat e ndërmarra në këtë fushë si, rritja e rrogave të arsimtarëve, liberalizimin e universiteteve duke dyfishuar numrin e pranimeve, si dhe ndërtimin e një seri shkollash të reja me konvikte, që i mundësojnë çdo fëmije të ndjekë shkollën e mesme dhe çdo maturanti të ketë mundësi të ndjekë universitetin.

“Ne besojmë se, më shumë se në çdo system tjetër, kemi dëshmuar përparësinë dhe anësimin tonë të plotë drejt arsimit. Shkolla mbetet përparësia jonë absolute. Vetëm në këtë mënyre ne jemi të bindur se kemi bërë më shumë për çdo qytetar. Ky është vetëm një hap, por ne deklarojmë se do ta fillojmë me mësuesit. Sot mësuesit e gjimnazit “At’ Shtjefën Gjeçovi” dhe mësuesit në të gjithë vendin, marrin një rrogë rreth 50 % më shumë se dy vjet më pare. Asgjë s’do të na ndalojë ne për të përmbushur plotësisht objektivin tonë”, tha Kryeministri.

Duke folur për nismat e ndërmarra në kuadër të përmirësimit të nivelit në sistemin arsimor, Kryeministri bëri të ditur se këto ditë Ministria e Arsimit po disburson një fond prej 500 mln lekë për një seri godinash tjera.

Kryeministri Berisha i shprehur falenderimet e tij përfaqësueses së PNUD-it znj. Gülden Türköz Cosslet, e cila ka ndjekur nga afër zbatimin e këtij projekti, si dhe z.Kemal Dervish, Administrator i Përgjithshëm i PNUD-it, që e ka mirëpritur këtë projekt.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›