E Diel, 1 Nëntor 2026

të Bankës Italiane për Zhvillim, BIS Banca. Në këtë takim u diskutua lidhur me marrëveshjen financiare mes këtyre dy grupimeve bankare. Përfaqësues të Veneto Banca prezantuan projektet e

Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësues të grupit bankar italian “Veneto Banca” dhe të Bankës Italiane për Zhvillim, BIS Banca. Në këtë takim u diskutua lidhur me marrëveshjen financiare mes këtyre dy grupimeve bankare.

Përfaqësues të Veneto Banca prezantuan projektet e tyre për të investuar në ekonominë shqiptare nëpërmjet nxitjes së investitorëve strategjikë të rajonit të Veneto-s, të cilët do të investojnë në fusha të ndryshme të ekonomisë shqiptare, si në turizëm, investime publike, energjetikë dhe fusha të tjera falë edhe eksperiencave të ngjashme që kanë shoqëruar hyrjen e grupit bankar “Veneto Banca”, në vende të tjera të rajonit.

Gjithashtu në projektet e këtij grupi është rritja e shkëmbimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë në interes të të dy vendeve.

Presidenti i Këshillit Administrativ të Veneto Banca, Z. Flavio Trinca pasi falenderoi Kryeministrin Berisha për pritjen, u shpreh se grupi bankar “Veneto Banca” parashikon investime të të gjitha llojeve, të cilat garantohen nga stabiliteti makro-ekonomik që prezanton sot Shqipëria, falë një klime të shëndoshë për zhvillimin e biznesit, e ofruar kjo dhe e mbështetur nga qeveria shqiptare.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Italiane për Zhvillim (BIS BANCA), Z. Libero Catalano tha se në planin 5 vjeçar BIS Banca synon të jetë një nga 5 bankat më të mëdha në Shqipëri dhe do të aplikojë kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe individëve si dhe të nxisë investitorët italianë për të investituar në Shqipëri.

Kryeministri Berisha pasi u njoh me projektet e këtyre grupimeve bankare, i garantoi ata se të gjitha grupet bankare dhe çdo lloj biznesi tjetër është i mirëpritur të investojë në Shqipëri për zhvillimin e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Gjithashtu Kryeministri u shpreh se politikat fiskale lehtësuese që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, e kanë shndërruar Shqipërinë në një nga vendet më të përshtatshme për investimet e huaja dhe vendase.  

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›