E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria mbetet e angazhuar për investime në infrastruturën e qytetit të Laçit

Kryeministri Berisha, gjatë vizitës së tij në qytetin e Laçit, u shpreh se qeveria mbetet e angazhuar për një përmirësim cilësor të infrastrukturës në këtë qytet. Duke i’u drejtuar banorëve të Laçit, Kryeministri foli më konkretisht për ndërtimin dhe rikonstruksionin e disa akseve rrugore të këtij qyteti.

“Në këtë zonë do të ketë disa investime në infrastrukturë si, rruga te Kisha, rruga që lidh qytetin me autostradën, rruga për në Patok, rruga e Adriatikut, rruga për në Mamurras. Unë ju jap fjalën se nuk do lëmë asnjë projekt pa zbatuar, në mënyrë që ju  të keni furnzimin me ujë 24 orë, të keni rrugë të mira dhe furnzimin me energji”, tha Kryeministri

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›