E Diel, 1 Nëntor 2026

-Konferencë shtypi e zëdhënësit të Qeverisë, Aldrin Dalipi- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për akordimin e një fondi prej 16 040 000 (16 milionë e 40 mijë) lekë BashkisÃ

-Konferencë shtypi e zëdhënësit të Qeverisë, Aldrin Dalipi-

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për akordimin e një fondi prej 16 040 000 (16 milionë e 40 mijë) lekë Bashkisë së Shkodrës për rehabilitimin e infrastrukturës së dëmtuar në këtë bashki nga rreshjet e rëna në datat 3-4 dhjetor 2004.

Duke vlerësuar gjendjen, autoritetet përkatëse qe ndoqen situaten arritën në konkluzionin se përmbytja në Bashkinë e Shkodrës erdhi si pasojë jo vetëm e sasisë së madhe të reshjeve të rëna për një periudhë të shkurtër kohore, por edhe si rezultat i bllokimit të kolektorëve, të kanaleve, të ndërtimeve dhe mureve te ndertuara pa leje në disa raste që bllokonin veprimin në këtë funksion.

Nderhyrja e Qeverisë, me fondin e miratuar sot, eshte e rendesishme duke patur parasysh situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, me qellim që të veprohet për përmirësimin e infrastruktures së dëmtuar, si dhe per parandalimin e rasteve të ngjashme.

Situata me problematike, përvec disa komunave të Qarkut të Shkodrës, të cilat janë në procesin e evidentimit të dëmeve, u shfaq ne lagjet kryesore të qytetit te Shkodres si Draçin, Ajasem, Qafardhi, Perash, lagjia Alqi Kondi, Xhabiaj, Arra e Madhe etj.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave parashikohet:

• Rehabilitimi i kanalit kullues "Pazar- ish Ferma Perlat Rexhepi", me një vlerë 5.000.000 (5 milionë) lekë.

• Rehabilitimi i Kanalit kullues "Zonë Industriale, në segmentin nga Ndërmarrja Gjeologjike-nënkalimi i Hekurrudhës- lumi Kir", me një vlerë 1.000.000 (1 milionë) lekë.

• Ndërtimi dhe rehabilitimi i segmentit të kanalit kullues nga ish ndërmarrja QPU-Livadhe, me vlerë 7.540.000 (7 milionë e 540 mijë) lekë.

• Rehabilitimi i kanalit kullues "Dudas-Ndocaj-Livadhe" (segment i Unazës së qytetit), me vlerë 2.500.000 (2 milionë e 500 mijë) lekë.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, ndërsa Prefekti i Qarkut të Shkodrës ngarkohet për kontrollin e administrimit të fondit prej 16.040.000 lekësh.

Ndërkaq, firmat që do të realizojnë punimet ne kohen e duhur janë të paraqitura nga Bashkia e Shkodrës. Këto fonde do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Po ashtu Qeveria, vetëm pak kohë më parë, (5 nëntor) i ka akorduar Bashkisë Shkodër fondin prej 10.000.000 (10 milionë) lekësh për realizimin e punimeve emergjente të sistemit të objekteve mbrojtëse, të dëmtuara përgjatë brigjeve të lumit Drin, me synim që edhe ky fond të ndikojë në parandalimin e dëmeve nga përmbytjet që rrezikojnë lagjen Baçallëk të kësaj bashkie.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›