'> Vdes Bep Shiroka
Ne teatrin "Migjeni" te Shkodrës, aty ku dhe e nisi karrierën, do t'i kryhen nderimet e fundit aktorit te mirënjohur, Bep Shiroka. "Artisti i Merituar" shkodran i 150 roleve, u nda nga jeta te enjten, pas një ataku kardiak, ne moshën 76-vjeçare. Me interpretimin e roleve kryesore ne shume filma, Bepi do te behej një nder aktoret me te dashur për publikun ne vitet 70-80. Ai e ka nisur aktivitetin ne teatrin "Migjeni" me dramën "Nora e Kelmendit". Rolet e tij me te spikatura janë luajtur ne filmat: "Koncert ne vitin 1936", "Çifti i lumtur", "Historiani dhe Kameleoni", "Kur hapen dyert e jetës", etj.