Johanson: “Presidenti i UEFA-s nuk duhet te jete diktator”

Ne nje interviste per "Frankfurter Allgemaine Zeitung", presidenti aktual i UEFA s, Lennart Johansson, ka folur per te kaluaren e tij ne kete post, per rruget e reja, per sfiden e tij te fundit ne luften e zgjedhjeve si dhe per sfidantin e tij, Mishel Platini.
FAZ ("Frankfurter Allgemaine Zeitung"): Ju ketu, ne zyre?
Lennart Johansson: Po, pse?
Sepse, konkurenti juaj per postin me te larte te UEFA s, Mishel Platini, ka thene ne nje interviste se sa here qe niset ne Zyrih, ne zyrat e Federates Nderkombetare te Futbollit (FIFA), e gjen perhere ne pune presidentin e saj Jozef Blater, ndersa sa here qe nisej per ne Nion, ne zyrat e UEFA s, nuk j'u gjente asnjehere aty. Sa e vertete eshte kjo?
Nuk arrij te kuptoj se cfare do te thote Misheli me kete. Une nuk kam munguar ne asnje takim te UEFA s ne Nion, qe prej 17 vitesh. Vetem nje here, kur me eshte dashur t'i nenshtrohesha nje operacioni, vetem atehere mungova. Fakti qe me duhet te udhetoj shume, eshte pjese e punes. Une marr shpesh ftesa nga 52 federata te ndryshme dhe duke i vizituar ato tregoj respektin ndaj tyre.
Platini, ne rast se fiton ne zgjedhjet e javes se ardhshme ne Dyseldorf, deshiron te behet nje "president qeverises", pra, te ndjeke gjurmen e udheheqesit te tij mendor, Blater.
Punen time une e kuptoj ndryshe. Per mua te qenurit president nuk do te thote te ulem ne zyre e te kontrolloj gjithe adiministraten e UEFA s nepermjet informacioneve qe marr nga drejtori i pergjithshem Lars Krister Olson. Kete menyre drejtimi mund ta zgjedhin shume persona, por jo une.
Atehere si e vleresoni ju menyren tuaj te qeverisjes?
Presidenti i UEFA s nuk duhet te jete kurrsesi nje diktator, ai duhet te drejtoje takimet, te dije te degjoje si dhe te percjelle idete e tij. Kjo gje, te ne funksionon shume mire prej vitesh.
Nese vjen Platini ne kete post, atehere do te ndryshojne shume struktura te brendeshme te qendrave te UEFA s. Po ju, ne platformen tuaj si kandidat per president, a keni ndermend te beni ndryshime?
Ne kemi punuar per kater vite qe t'i pershtasnim strukturat tona me kushtet aktuale dhe dhe te ndertonim nje administrate ne Nion.
Olson dhe njerezit e tjere jane te angazhuar cdo dite me punet e shumta. Ne rast se ne ambjentet e punes lindin deshira apo ide te vecanta, atehere ato i paraqiten administrates e me pas eksekutivit te UEFA s, pra organit tone me te larte qeverises.
Pervec Blaterit dhe Bekenbauerit, a e mbeshtesni edhe ju formulen 6+5, pra qe ne formacionin baze te perfaqesueseve te luajne te pakten gjashte lojtare vendas?
Po, por kjo nuk eshte edhe aq e lehte per t'u realizuar sa duket ne leter. Por nga ana tjeter, eshte gjithnje me e lehte te besosh teka to gjera qe jane veshtire per t'u realizuar. Prandaj, ne duhet te punojme per ate cka eshte realisht e mundur. Keshtu, kemi krujuar mundesine qe te rinjte ne cdo vend te kene me shume shanse me qellim qe ne fund te gjendet nje formule e balancuar. Klubet dhe federatat qe e pranojne kete ide shtohen nga dite ne dite.
Por pa politiken dhe te drejten e fjales ju nuk do te shkoni gjate ne kete rruge.
Pikerisht per kete gje ne i kemi shtuar si asnjehere tjeter bisedimet tona me Bashkimin Europian. Nepermjet studimeve te pavarurua te sportit ne Europe, ne kemi nje instrument ne dore, i cili na jep mundesi t'i japim drejtim shume ceshtjeve. Brukseli tani na kupton me mire se sa para disa vitesh. E gjithe kjo behet per te gjetur nje "kornize" per sportin dhe futbollin, me qellim qe te ruhet autonomia e tij. Raste si "ligji Bosman" apo vendime te tjera gjyqesore ne lidhje me ceshtje themelore, nuk do te kete me ne kohera te tilla, sepse tashme ne kemi Gjykaten Nderkombetare Sportive ne Lozane si dhe Agjensine Boterore Anti doping.
Per ju thuhet shpeshhere se favorizoni me shume federtata e medha, sa e vertete eshte kjo?
Aspak. Une kujdesem madje me shume me vendet e vogla dhe interesohem per mundesine e tyre per te marre pjese ne aktivitete te ndryshme. Per shembull, aktualisht po perpiqem qe numri i skuadrave qe startojne ne Kampionatin Europian te rritet nga 16 te ne 24, perpiqem te vendos me shume para ne dispozicion per kompeticionin e Kupes UEFA, ne te cilin ka vite qe skuadrat e medha nuk angazhohen me, gjithashtu jam kunder fazes se parakualifikimit te perfaqesueseve te vendeve te vogla ne rrugen e tyre drejt raundit te fundit te Kampionatit Europian ose Kupes se Botes. Njekohesisht, une jam kunder idese me te fundit, qe Boterori te zhvillohet nje here ne dy vite dhe qe te marrin pjese vetem skuadra qe jane kualifikaur ne renditjen boterore. Une jam pro solidaritetit ne te gjitha aspektet. 45 nga 52 federatat pjsemarrese ne UEFA jane te mesme, ose te vogla, kete nuk duhet ta harrojme kurrsesi. Shume ide qe mbrojme ne ose qe duam t'i arrijme, kundershtohen vetem nga nje numer i paket klubesh, te cilet jane ne gjendje te mire financiare dhe kane potencial te larte futbollistesh. Nese keto klube do te kishin te drejten e fjales se fundit ne futboll, atehere ky sport nuk do te ishte ai qe duhet te jete. Ne ne Europe, nuk duhet te vjedhim ide nga Amerika apo te sajojme ndonje platfrome te bukur ne fjale, por te pavlefshme per skuadrat qe varen prej nesh.
Sfidanti juaj, Platini, ne cdo rast, me fjalet e tij, le te kuptoje se ju per te jeni shume i moshuar qe te qendroni edhe kater vite ne krye te UEFA-s.
Kohet e fundit me ka ofenduar fakti qe ai ka permendur moshen time. Une nuk kam bere asnje sulm personal ndaj tij. Me eshte dashur disa here te mbyllja njerin sy e njerin vesh, sa here qe lexoja ose degjoja deklaratat e tij ndaj meje. E mirekuptoj argumentin e tij per moshen, por nga ana fizike si dhe ng ana shpirterore une ndihem mire dhe kjo ka rendesi per mua. Arsyeja ime per te vazhduar me tej, eshte shume e thjeshte: se pari jane planet qe kemi per te ardhmen dhe dicka tjeter shume e rendesishme: Une kam pervojen e pasur dhe jam i kompletuar me se miri edhe nga ana politike. Te katert zevendes presidentet me jane lutur qe une te qendroj edhe nje mandat tjeter. Per kete arsye, hobi im, peshkimi, duhet te prese edhe pak. Kjo ketu, eshte jeta qe une dua ne te vertete.
Platini thote se ju i keni premtuar atij para dy vitesh ne nje kongres te FIFA s ne Marakesh, se do te jepni doreheqjen ne vitin 2006.
Nuk eshte e vertete. Ne u takuam ne Stokholm ne nje kongres te UEFA s ne vitin 2002, ku ai me tha se para se gjithave nuk do te me sfidonte ne vendin tim te lindjes. Ai kishte vendosur te priste. Nga ana tjeter, eshte e vertete se une e kam shprehur nje here mundesine per te dhene doreheqjen. Por, para situates ne futboll dhe keshillave te mjekur per te qendruar ne aktivitet, vendosa te rikandidoj. Por, ka edhe me: Ideja e zotit Platini per te reduktuar nga kater ne tre numrin maksimal te skuadrave qe kualifikohen ne Champions League, me ka shqetesuar shume. Ne nuk mund te lejojme te behen eksperimente me kompeticione te rendesishme sic eshte Champions League.
Platini kerkon gjithashtu qe futbolli te mos perzihet me politiken. A eshte ky nje kendveshtrim naiv?
Ne duhet te ndertojme dialogje me Bashkimin Europian dhe me autoritet politike ne kontinent, kjo vetem per te mbrojtur sportin tone.
Para tete vitesh, ju e humbet luften ndaj Blaterit, kur ai mori persiper postin e Zhoao Havelanxhit. A ndikon marredhenia juaj me Blaterin ne duelin me Platini?
Se pari jam kunder termit "lufte". Gjate gjithe kohes time ne kete post, une kam ndjekur progarim dhe vizionet e mia. Per "lufte" ndaj kundershtareve, nuk kam pasur asnjehere kohe. Edhe per fushaten e Platinise nuk kam shume per te thene, pervec kesaj: ne nuk jemi armiq.
Po per Jozef Blater, i cili mbeshtet hapur rivalin tuaj, cmund te thoni?
Deklaratat e tij per transferimin e zyrave ne Paris me kane habitur, duhet ta pranoj. Ka qene pikerisht presidenti i FIFA s ai qe me shtyu te kandidoja perseri dhe qe me premtoi mbeshtetjen e tij maksimale. Une kam respekt per presidentin e FIFA s dhe jam i sigurt se fjalet qe me ka thene ai me pare, vlejne ende.
------------
Albania-sport.com ka hapur nje sondazh rreth zgjedhjeve presidenciale te UEFA-s, qe do te mbahne me 26 janar 2007 ne Dysedolf te Gjermanise. Ju ftojme te merrni pjese. Sondazhi mbyllet ne daten 25 janar 2007