E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Sot çerekfinalet e para

Pas dy ditësh pushimi kampionati botëror rindez motorët me dy takimet e para çerekfinale. Ne Port Elisabet ne orën 16 supersfida Holande-Brazil një ndeshje qe premton me shume spektakël ku përballë njeri-tjetrit do te jene Shnajder e Roben nga njëra ane dhe Selesao e drejtuar nga Kaka ne kampin tjetër. Te dy kombëtaret do te përballen për here te katërt ne një faze finale te botërorit. E nëse historia tregon se i vetmi sukses për tulipanët është ai i botërorit '74 fati u ka buzëqeshur brazilianeve ne tre takimet e tjera ku i fundit është ai gjysmëfinaleve te France 98 ku amerikano-jugoret fitonin nga pika e bardhe e penalltive. Ne te gjitha rastet ku Holanda dhe Brazili janë ndeshur me njeri-tjetrin kush ka dale fitues ka prekur edhe finalen e botërorit. Ne fushe do te jene dy nga skuadrat me potencialin me te madh teknik, por edhe te organizuara mire ne mbrojtje. Holanda ka pësuar dy gola deri tani, një me penallti dhe një ne kohen shtese, ndërsa Brazilit e vetmja skuadër qe i ka shënuar gol është Bregu i Fildishte. Për trajnerin Dunga i vetmi dyshim është Felipe Melo ndërsa te tulipanët balotazhi është mes Van Derv Art dhe Dirk Kajt. Ne mbrëmje do te luhet sfida e dyte çerekfinale mes Uruguait dhe Ganës. Një sfide historike jo vetëm për Uruguain dy here fitues i botërorit qe kërkon pas 40 vjetësh një vend ne 4 me te mirat e turneut por edhe për Afrikën, e cila kërkon te shikoje përfaqësuesen e saj Ganën për here te pare ne histori ne gjysmëfinalet e botërorit. Trajneri Tabarez kërkon suksesin me treshen Kavani Suarez Forlan ndërsa vetëm ne minutat e fundit do te mësohet për Ganën te dëmtuarit Boating dhe Sarpei.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›