E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Mbyten nene e bije ne Malësi te Madhe

Nene e bije janë mbytur ne rezervuar ne fshatin Vorf te Malësisë se Madhe. Viktimat janë Nexhmije dhe Esmeralda Hyka, përkatësisht 40 dhe 9 vjeç. Sipas policisë, vajza i është afruar rezervuarit për t'i dhënë ujë bagëtive. Nga pakujdesia, e mitura ka rrëshqitur dhe ka rene ne ujë. Menjëherë është hedhur edhe e ëma për t'i ardhur ne ndihme 9-vjeçares, por asnjëra nuk ka mundur te dale e gjalle nga rezervuari. Ekspertet e policisë se Shkodres e kane cilësuar ngjarjen, aksidentale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›