E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Papandreu nuk tërhiqet

Kryeministri grek Jorgo Papandreu premton se pasi të ketë kaluar krizën e qeverisë së tij, do të mbajë premtimet për të përmirësuar nivelin e jetesës së punonjësve, ndërsa sindikatat paralajmërojnë grevën e gjashtë të përgjithshme kundër masave antikrizë dhe shkurtimit të pagave dhe pensioneve. Greva është parashikuar të zhvillohet më 8 korrik. Duke folur në një mbledhje qeverie, Papandreu ka siguruar se "të gjitha objektivat e vendosura në program do të mbeten tërësisht të vlefshme dhe gjithçka e premtuar do të mbahet". Sipas kryeministrit, çështja e rritjes së pagave dhe pensioneve është vetëm çështje e shtyrë përkohësisht për të shmangur falimentimin e vendit. Greva e përgjithshme e 8 korrikut përkon me ditën kur parlamenti do të votojë reformën e pensioneve. Kjo reformë është pjesë e planit antikrizë të ndërmarrë në bashkëpunim me BE-FMN, në këmbim të kredisë prej 110 miliardë eurosh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›