" Nuk mund të vazhdojë më problemi i ujit të pishëm, i dritave"
23/05/2005 Kollozi prezanton në vlorë strategjinë e tij elektorale
Kandidati për PD-në në zonës 96 të Vlorës, Ardian Kollozi, ka prezantuar stafin e tij dhe projektet që do të synojë në fitoren e tij. Në nja nga sallat e hotel Vlora Internacional stafi i kandiadtit Kollozi kanë preantuart përpara publikut përparësit dhe synimet e tyre. "Synimi im e i stafit tim, në një mandat për deputet, do të jetë padyshim infrastruktura miserable e qytetit , kthimi i besimit, i vlerave e i kulturës vlonjate, si dhe një zë i fuqishëm për qytetin e Vlorëës në sallën e parlamentit", tha Kollozi. Sipas tij jo pa qëllim PD ka vendosur slloganin "Ndryshimi fillon këtu".
"Nuk mund të vazhdojë më problemi i ujit të pishëm, i dritave. Është e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme në infrastrukturën rrugore për ti dhënë mundësi zhvillimit të biznesit. Unë vetë vij nga fusha e biznesit dhe e di mirë sesi menaxhohen sipërmarrje të tilla", tha Kollozi duke prezantuar objektivat. Gjatë fjalës së tij, ai ka evidentuar dhe problemin në regjistrimin e zgjedhësve në zonën e tij. "Vetëm në zonë time elektorale kemi nxjerrë 2200 votues me probleme, si ndryshim të qëndrës së votimit, mungesa e numrit të banesës, dublime e me rradhë. Besojmë se duke pasur edhe vullnetin e Gjëndjeve Civile do të rregullojmë sadopak këtë problem gjigant", tha Kollozi. Ai ka theksuar se në rast të fitores nuk do të largohet nga qyteti i tij. Kollozi ka kërkuar mbështetjen për Partinë Demokratike dhe aleatët e saj, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë do ti hapet rruga zhvillimit të biznesit dhe rritjes së hapësirave për punësimin.