E Hënë, 2 Nëntor 2026

Starova nis takimet me elektoratin

23/05/2005  Kryetari i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, ka nisur turin e takimeve me elektoratin, ku ka kërkuar votën e tyre në zgjedhjet e 3 korrikut. Starova ka theksuar se PDL do të mbështesë kandidaturat e PD-së, në botimin në mazhoritar, ndërsa ka kërkuar mbështetje për partinë e tij në votimin në proporcional. Sipas Starovës, vetëm me rotacionin e pushtetit, do të bëhet e mundur integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, ai ka theksuar rëndësinë e votimeve të lira dhe të standarteve evropiane. Duke i cilësuar zgjedhjet si pikë kyçe në integrimin e vendit, Starova ka theksuar rëndësinë e votës së 3 korrikut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›