NDI trajnon kandidatët e LZHK
23/05/2005 Instituti Demokratik Amerikan (NDI), në bashkëpunim me partitë pjestare të LZHK, nën drejtimin e njërit nga drejtuesit më të lartë të këtij instituti në Shqipëri, Dan Redford, dhe oficerëve të programeve të trajnimit që ky institucion zhvillon me partitë politike, zhvilloi një seminar kualifikimi njëditor me temën “Trajnim i Nivelit të Lartë me Anëtarë të Lartë të Partisë”. Në këtë aktivitet, morën pjesë edhe shumica e kandidatëve të LZHK në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut, të cilët ishin tejet të interesuar për trajtesat. Në këtë aktivitet, u trajtuan tema dhe probleme të rëndësishme konceptuale, organizative dhe teknike lidhur me fushatën zgjedhore, të tilla si “Prezantimi publik i kandidatëve”; “E folura e kandidatëve para zgjedhësve”; “Evidentimi nëpërmjet sondazheve dhe kontakteve, të problemeve që shqetësojnë zgjedhësit dhe komunitetin”; “Organizimi i sondazheve për të kuotuar mbështjen e kandidatit dhe subjektit përkatës gjatë periudhave të ndryshme të fushatës”; “Komunikimi mediatik me zgjedhësit”; “Aspekte të agjitacionit figurativ dhe emetimi i mesazheve të kandidatit për zgjedhësit” etj. .