Bello: Imuniteti parashikohet në Kushtetutë

23/05/2005 Socialistët theksojnë se deputetët e ndershëm mund të heqin vetë dorë nga mbrojtja ndaj hetimeve
"Gjykata Kushtetuese është shprehur se heqja e imunitetit prek Kushtetutën"
Çështja e heqjes ose jo të iminitetit të deputetëve në legjislaturën e ardhshme, duket se do të jetë përplasja e parë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në parlamentin e ardhshëm. Në këto ditë të nxeta politike, dy forcat krysore në vend, kanë mbajtur qëndrime të ndryshme lidhur me heqjen apo veshjen me imunitet të deputetëve. Opozita aktuale ka deklaruar se, në legjislaturën e ardhshme parlamentare, të gjithë deputetët e saj do të kërkojë të jenë deputetë pa imunitet. Ndërsa për përfaqësuesit e Partisë Socialiste, imuniteti i deputetëve është i sanksionuar shumë qartë në Kushtetutën e Shqipërisë dhe për këtë kërkesë, duhet të ndërmerren nisma për të ndryshuar ligjin themeltar të shtetit. Sipas ministrit të Shtetit, Marko Bello, një nismë të tillë për të hequr imunitetin e deputetëve, është ndërmarrë nga socialistët katër vjet më parë.
Socialistët
Për socilistët, heqja e imunitetit të deputetëve, është një e drejtë morale që çdo deputet, që pretendon në ndershmërinë e tij, duhet të zhvishet nga imunieti për t’iu nënshtruar hetimit nga organet përkatëse. Sipas ministrit të Shtetit, Bello, “Partia Socialiste me një grup deputetësh që në vitin 2001-2002, ka kërkuar që të bëjë një gjë të tillë por, nga Gjykata Kushtetuese, është shprehur se heqja e imunitetit prek Kushtetutën". Bello, është shprehur se, janë vetë deputetët që duhet të shprehin gatishmërinë për t’u hetuar, në rast se kërkohet një gjë e tillë nga Prokuroria. "Ai që është i ndershëm me veten e vet, mund të heqi dorë nga imuniteti dhe të shkojë ti nënshtrohet drejtësisë”, tha Bello. Gjithësesi, PS-ja duket së është treguar e kujdesshme që në 100 kandidaturat për deputetë, për zgjedhjet e 3 korrikut ti kërkojë të gjitha institucioneve përkatëse, dokumete që vërtetojnë pastërtinë e figurës. Megjithatë, në rastet që do të kërkohet heqje e imunitetit të deputetit, kuvendi i ardhshëm duhet të dalë më një qëndrim ose të ndryshojë Kushtetutën, apo për çdo rast kur shikohen shkelje, deputeti duhet të heqe vetë dorë nga imuniteti. Duke parë se jemi në nisjen e fushatës elektorale, deklarime të tilla duket se regjistrohen më tepër si premtime për të fituar disa vota më shumë.
Kushtetuta
Hetimi i një deputeti nuk mund të fillojë pa marrë më parë autorizimin e Kuvendit, në mënyrë që organet e drejtësisë të procedojnë, në rast se regjistrohen shkelje të ligjeve. Institucioni i vetëm që mbron deputetin, është kuvendi, i cili me shumicën e votave ka të drejtë të heqë ose të mbrojë imunitetin e deputetit. Votimi në seancën plenare të posaçme bëhet në mënyrë të fshehtë, për t’i dhënë më pas rrugë të lirë organeve të hetimit. Arsyetimi apo ndalimi i deputetit, bëhet pa marrë më parë autorizim, vetëm në rastet kur deputeti kapet gjatë kryerjes së krimit. Prokuroria e Përgjithshme, vazhdon veprimet ligjore duke njoftuar menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës së arrestit. Kushtetuta ngelet kështu i vetmi mekanizëm, që mbron deputetët duke i privilegjuar ata ndryshe nga qytetarët e tjerë të vendit.
PD dhe PS që në vitin 2001 kanë paraqitur kërkesa në parlament
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë takimit të tri ditëve më parë me kandidatët për deputetë, ka kërkuar prej tyre që të jenë të gatshëm të heqin dorë nga imuniteti i parashikuar në Kushtetutë. Gjatë qëndrimit të tij, Berisha tha se heqja dorë nga imuniteti, do të jetë akti i parë që do të bëjnë deputetët e opozitës aktuale në parlamentin e ardhshëm. Faktikisht, nismat për heqjen e imunitetit të deputetëve, kanë nisur tri vjet më parë. Shkak kanë qenë akuzat e hedhura në raportet e Bashkimit Evropian dhe në media të ndryshme, për korrupsion të zyrtarëve të lartë, ministrave apo deputetëve. Për të shmangur këto akuza, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, iniciuan paralelisht një inisiativë, ku deputetët angazhoheshin se hiqnin dorë vullnetarisht nga imuniteti, në rast se Prokuroria kërkonte hetim për korrupsion apo trafik të qënieve njerëzorë dhe lëndëve narkotike. Dukë parë se për këtë pikë u hap një debat mbi cënimin ose jo të Kushtetutës, socialistët iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese. Në atë kohë, Gjykata ka kërkuar që të mos miratohet ligji, pasi ai prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të Ligjit themeltar të shtetit. Ndaj dhe inicativa e socialistëve dhe ajo e demokratëve është hedhur poshtë. Por, deputetët e PD-së, do të përsërisnin të njëjtën kërkesë dhe në vitin 2003-2004. Në të dy rastet, kërkesa nuk ka kaluar seancën plenare dhe pse shumica e deputetëve në prononcimet e tyre shpreheshin pro saj. Gjithësesi, duket se kjo pikë do të jetë në qendër të debatit të parlamentit, që do të konstituohet pas zgjedhjeve të 3 korrikut. Kjo dhe për vetë faktin se nga Prokuroria, shpesh deklarohet se gjatë hetimeve dalin emra të funksionarëve të lartë, por çështja ndërpritet për vetë faktin se hetimet, nuk mund të lejohen në rast se më parë nuk hiqet imuniteti. Sipas kushtetuës, kërkesën për heqjen e imunitetit e paraqet Prokurori i Përgjithshëm tek eprori i personit që kërkohet të hetohet.
Neni 73
1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.
2. Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet.
3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëhere pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.
4. Për rastet e parashikuara në paragrafet 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi vendos me votim të fshehtë.