E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tefik Osmani kalon tek Shpresat

Lista 23 emërore e përzgjedhur nga trajneri i kombëtares shqiptare, Oto Baric do të reduktohet në 22 emra. Dhe është pikërisht mbrojtësi Tefik Osmani i cili do të kalojë tek ekipi i Shpresave që drejtohet nga trajneri Artan Bushati. Duket se mosaktivizimi i korcarit për një sezon tek ekipi me të cilin luante ka bërë që Osmani të kalojë nga lista e Baric tek ajo e Bushatit. Një fakt të tillë e konfirmon edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Roland Mici. "Mbrojtësi i kombëtares kuqezi,Tefik Osmani që u përzgjodh nga trajneri Baric për miqësoren kundër San Marinos do të kalojë tek ekipi i Shpresës që drejtohet nga tekniku Artan Bushati" përfundoi prononcimin e tij Sekretari Mici. Ndërkohë që ekipi U-21 është duke zhvilluar një mini fazë përgatitore dhe më pas do të zhvillojë më datë 16 gusht një ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së Sllovakisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›