Hamdi Salihi “dështon” në sytë e manaxherëve të SC Padeborn

Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në kampionatin shqiptar të futbollit, Hamdi Salihi, nuk ka lënë asnjë përshtypje të mirë përparavë dy prokuratorëve gjermanë, përfaqësues të skuadrës gjermane të Bundesligës 2, SC Padeborn, në radhët e së cilës luan edhe kosovari Mehmet Dragusha.
22-vjecari, që luan në rradhët e Tiranës, u vëzhgua nga specialistët gjermanë gjatë ndeshjes së Kupës UEFA Tirana-Kayserispor (0-2).
Salihi, nuk ka qenë i informuar për vëzhgimin nga ana e tyre, por edhe pse pa këtë informacion, ai nuk ka shkëlqyer gjatë ndeshjes, duke mos finalizuar disa nga aksionet sulmuese të Tiranës. Salihi ka goditur vetëm një herë shtyllën, ndërkohë që ishte pjesë e golit të turqve, kur i "dhuroi" një asist kundërshtarit në rastin e golit të parë.
Menaxheri i FIFA-s, Rudi Vata, që shoqëronte edhe dy prokuratorët gjermanë, pohoi për median shqiptare: "Dy specialstët gjermanë arritën në një konkluzion. Salihi nuk është futbollisti që ata kërkojnë për momentin. Sipas tyre, Salihi nuk është ende gati për të debutuar në Bundesliga 2".
Një mendim me sa duket përfundimtar për Salihin, që dhe këtë sezon do të luajë për ngjyrat bardheblu të Tiranës.