Tirana, kampione e dimrit e sezonit 2006-2007

Nga Fatjon Kodra
Tirana mund të quhet zyrtarisht kampione e dimrit për sezonin 2006-07 kur ka mbetur edhe një javë për t'u luajtur në fund të këtij viti. Bardheblutë fituan 3-2 derbin me Tiranën duke u ngjitur kështu në kuotën e 34 pikëve dhe tani janë 6 pikë larg vendit të dytë ku ndodhet ekipi i Teutës. Edhe nëse do të humbisnin në ndeshjen e së shtunës me Apoloninë, bardheblutë do të ishin të pakapshëm, kështu që ata kurorëzohen përfundimisht si kampionë të gjsyëms së parë të sezonit. Në fakt këtë herë ka qenë disi e vështirë për të përcaktuar kampionën e dimrit, duke qenë se kampionati i Kategorisë Superiore do të juetë i përbërë nga tre faza, ndryshe nga herët e tjera kur ka qenë i përbërë nga katër ose nga dy. Në të tilë raste ishte e thjeshtë për bërë ndarjen, pasi kampionia e dimrit shpallej në përfundim të fazës së dytë ose të fazës së parë. Megjithatë, për të bërë një ndarje u interesuam në Federatën Shqiptare të Futbollit, nga ku u konfirmua se në bazë të ndarjes së bërë këtë sezon, Tiranë mund quhej zyrtarisht kampione e dimrit. Shefi i Garave në FSHF, Hito Hitaj deklaroi se ky titull simbolik i caktohej skuadrës që kishte grumbulluar më shumë pikë në përfundim të vitit 2006. "në këtë rast nuk ka ndonjë ndarje ekzakte, megjithatë unë mund të them se skuadra që do të ketë grumbulluar më shumë pikë në ndeshjen e fundit zyrtare të vitit 2006 do të shpallet kampione e dimrit", - u shpreh Hito Hitaj, duke konfirmuar kështu "fitoren" e pjesës së parë të kampionatit nga Tirana. Bardheblutë kanë mundur të grumbullojnë 34 pikë në 16 ndeshje, ndërkohë që sipas parashikimeve janë favoritë për ta mbyllur vitin në kuotën e 37 pikëve, pasi mendohet që tripikëshi ndaj Apolonisë të jetë dicka formale. Me këtë ritëm, Tirana ecën me të vërtetë me hap kampioni, pasi në rast se grumbullon po kaq pikë edhe në ndeshjet e mbetura do të mbyllte kampionatin në kuotën e 74 pikëve. Precedentët -Me këtë arritje, duke parë precedentët në kampionatin shqiptar gjatë viteve të fundit, Tirana supozohet të fitojë titullin kampion. Në fakt gjatë 10 sezoneve të fundit skuadra që ka fituar titullin kampione e dimrit ka fituar më pas edhe titullin kampion në fundit të sezonit. Sipas kësaj logjike, barheblutë janë favoritët kryesorë për të fituar titullin kampion të Shqipërisë. Vitin e kaluar ishte skuadra e Elbasanit që fitoi titullin e dimrit, dhe më pas fitoi titullin kampion. Në pesë sezonet e fundit ka qenë e njëjta histori, kështu që duke parë edhe gjendjen e skuadrave të tjera, mendohet të jetë Tirana ajo që do të triumfojë edhe këtë sezon. Faza e tretë- Këtë vit Kategoria Superiore do të ketë tri faza ndryshe nga kampionatet e kaluara. Në fazën e tretë, gjithcka do të varet nga renditja e skuadrave në përfundim të fazës së dytë. Skuadrat që renditen në vendet e para, do të jenë më të favorizuara dhe do të luajnë më shumë ndeshje brenda. Shorti për këtë fazë, do të hidhet në përfundim të fazës së dytë. Kampionët e Dimrit Sezoni 2006-07 TIRANA Sezoni 2005-06 ELBASANI Sezoni 2004-05 TIRANA Sezoni 2003-04 TIRANA Sezoni 2002-03 TIRANA Sezoni 2001-02 DINAMO Sezoni 2000-01 VLLAZNIA Sezoni 1999-2000 TIRANA Sezoni 1998-99 VLLAZNIA * Sezoni 1997-98 VLLAZNIA