Partizani, në 22 përballje me Tiranën ka fituar vetëm tri herë

Nga Fatjon Kodra
Që nga periudhë kur Albert Xhani do të merrte postin e presidentit të klubit të Partizani, skuadra e kuqe ka njohur më shumë dështime ne derbin tradicional me Tiranën se kurrë më parë. Që nga sezoni 1999-2000 e deri më sot Partizani është përballur 22 herë me Tiranën, duke koleksionuar vetëm 3 fitore, 6 barazime dhe 13 humbje. Xhani do të bëhej president i Partizanit në vitin 1999, duke e marrë skuadrën në një moment shumë të vështirë pas largimit të ish-sponsorave italianë. Në përfundim të sezonit 1999-200 Partizani do të renditej në vendin e fundit me 24 pikë në 26 ndeshje. Si rrjedhojë do të binte në kategorinë e dytë, duke shënuar kështu pikën më të errët të historisë së klubit. Gjatë këtij sezoni në dy përballjet me Tiranën, që më pas doli kampion, Partizani regjistroi një barazim dhe një humbje 3-1. Sezoni që ndoqi nuk solli asnjë derbi, duke qenë se të kuqtë luanin në ligën inferiore, nga ku u larguan pas vetëm një sezoni. Në sezonin 2002-03, Partizani u rikthye më nja barazim 0-0 më bardheblutë, ndërsa në fazën e dytë do të thyhej 2-0 nga ekipi i Tiranës. Një sezon më pas, atë 2003-04, vjen edhe fitorja e parë e Partizanit ndaj Tiranës në epokën Albert Xhani. Pikërisht më 23 nëntor të vitit 2003, Partizani thyente 2-0 Tiranën falë golave të brazilianëve Prins dhe Zhunior. Takimi i fazës së dytë do të kishte një tjetër fytyrë, pas Tirana fiton bindshëm 3-1. Sezoni 2004-05 nis në shenjën e Partizanit, që fiton derbin e parë 3-1, por humbet dy përballjet pasardhëse (1-0, 1-0) dhe barazon në sfidën e fundit (0-0). Për shkak të ndryshimit të strukturës, këtë herë kampionati u bë me katër faza. Sezoni i fundit, 2005-06 regjistron edhe numrin të madh të përballjeve derbi Partizani-Tirana. Të dyja rivalet ndeshen gjashtë herë, katër herë në kampionat dhe dy në kupë. Partizani arrin të fitojë vetëm një herë, 1-0 dhe fikson dy barazim, një në kupë dhe një kampionat. Tre herë takimet u fituan nga Tirana. Ndërkaq, në dy përballjet e këtij sezoni, Tirana ka triumfuar, duke thelluar serinë e rezultateve negative në derbi për Partizanin e Albert Xhanit. Derbit e Xhanit SEZONI 1999-2000 Partizani – Tirane 0 – 0 Tirana – Partizani 3 - 0 SEZONI 2002-03 Partizani – Tirana 0 - 0 Tirana – Partizani 2 - 0 SEZONI 2003-04 Tirana – Partizani 0 – 2 Partizani – Tirana 1 – 3 SEZONI 2004-05 Partizani – Tirana 3 - 1 Tirana – Partizani 1 - 0 Partizani – Tirana 0 – 1 Tirana – Partizani 0 - 0 SEZONI 2005-06 Partizani - Tirana 2 - 5 Tirana – Partizani 3 - 3 Partizani – Tirana 0 - 1 Tirana – Partizani 4 - 0 SEZONI 2005-06 Tirana – Partizani 1 - 0 Partizani – Tirana 1 - 0 Tirana – Partizani 1 - 0 Partizani – Tirana 2 – 2 Partizani – Tirana 2 – 3 (Kupë) Tirana – Partizani 1 – 1 (Kupë) SEZONI 2006-07 Tirana – Partizani 3 - 2 Partizani – Tirana 0 - 2