Shkumbini/ Romanishin pranë rikthimit në “duart” e Sejdinit

Peqinasit janë duke vijuar përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Daruk Sejdini, cili nga i gjithë stafi drejtues i Shkumbinit ndihet më optimist për realizimin e objektivit që Shkumbnini ka këtë sezon; të qëndrojë në mes më të mirëve. I pyetur për gjendjen aktuale ku ndodhet ekipi që ai drejton, trajneri pranon se situata e Shkumbinit është e vështirë, por nga ana tjetër ai shprhet se ekipi që ai drejton ka ende shpresa për të qëndruar në Kategorinë Superiore sezonin që vjen. "Nëse donatorët do të afrojnë në janar lojtarë cilësorë sic dhe kanë deklaruar ekipi ka për t'u kthyer patjetër tek rezultatet pozitive që i mungojnë prej shumë javësh. Unë jam i bindur, - thekson trajneri se nëse do të kryejmë një merkato cilësore objektivi do të realizohet me sukses. Ne që tani kemi hyrë në kontakte me disa nga futbollistët që në janar mund të jenë pjesë e ekipit që unë drejtoj dhe dy nga këto janë Romanishin dhe Tuchuku, të cilët në janar mund të vishen bardhekaltër. Gjithsesi përvec këtyre dy lojtarëve, ne kemi në plan të paktën afrimin dhe të tre lojtarëve të tjerë të cilët janë të domosdoshëm për ekipin peqinas. Ne së bashku me drejtuesit e klubit aktualisht jemi duke u konsultuar për lojtarët e panevojshëm që në vitin 2007 nuk do të jenë pjesë ë Shkumbinit. Dhe deri tani pasi jemi konsultuar kemi larguar nga ekipi tre prej tyre të cilët nuk përmbushnin kriteret e kërkuara nga ne". Gjithashtu kreu u pankinës peqinas Sejdini thekson se Shkumbinit i mbetet dhe një ndeshje për t'u lozur në fushë asnjëanëse. "Pastaj ne do të kthehemi të luajmë në fushën tonë ku do të kemi mbështetjen e zjarrtë të tifozerisë peqinase e cila gjatë këtyre javëve që ekipi i ka zhvilluar ndeshjet në fushë asnjëanëse i ka munguar mjaft", - tha Sejdini.
Aldi Elezi