Berisha ndihmon Tomas Doll të rikonfirmohet

Albania-Sport (AS) - Thomas Doll rifitoi sot besimin e drejtuesve të klubit për vazhdimin si trajner edhe pse sezoni për Hamburg mund të konsiderohet një katasrofë. Hamburgu ku aktivizohet edhe shqiptari Besart Berisha ndodhet për momentin në vendin e parafundit me 13 pikë. Ndoshta edhe Besart Berisha ka ndihmuar me golat e tij në konfirmimin e trajnerit Doll, të cilin sulmuesi i Kombëtares shqiptare e konsideron si një "baba" në botën e futbollit.