0900-at e ambasadave zhvatin emigrantët shqiptarë
Dobjani i shkruan ministrit të Jashtëm, Lulëzim Bashës për dhjetëra ankesa. Emigrantët ankohen tek Avokati i Popullit për tarifat e larta të shërbimit
Emigrantët janë kthyer në “viktima” të 0900- ave. Kësaj here jo nga një dëshirë erotike por nga halli për të pasur një dokumentacion sa më të rregullt. Shqiptarët vazhdojnë të ndihen të diskretituar për shërbimet që iu ofrohen nga ambasadat e huaja. Por, ankesat tregojnë se ambasadat më problematike kanë rezultuar ajo greke, italiane dhe franceze. Teksa kanë zgjedhur këto ditë të ngrohta vere për t’i kaluar në vendlindje, emigrantët mundohen të plotësojnë edhe ndonjë dokument që iu duhet. Mirëpo, pak kujt prej tyre iu mbeten, pas kësaj, para për pushime, pasi një pjesë të mirë të shpenzimeve që ata bëjnë shkojnë për tarifat e shërbimeve që ofrohen nga ambasadat. Gjatë muajit qershor e në vazhdim, në zyrën e Avokatit të Popullit kanë gëluar ankesat e emigrantëve. Këta të fundit të gjendur me xhepa të boshatisur për një telefonatë me ambasadën vetëm për të lënë një takim, kanë parë si zgjidhje të ankimimin në zyrën e Dobjanit. Burime pranë Avokatit të Popullit pohuan për gazetën “Albania” se pas dhjetëra ankesave, Dobjani ka përpiluar një rekomandim për ministrin e Jashtëm, jo vetëm për ta njohur mbi situatën, por edhe për t’i kërkuar një zgjidhje sa më të shpejtë. Rekomandimi
Sipas burimeve nga Avokati i Popullit rekomandimi është përpiluar në bazë të ankesave të shtetasve shqiptare për pagesën dhe shpenzimet telefonike të larta gjatë procedurave të legalizimit të dokumenteve në ambasadat e Greqisë, Italisë dhe Francës. Tashmë, rekomandimi ka mbërritur në zyrën e ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha dhe Dobjani, sipas ligjit, kërkon një përgjigje brenda 30 ditëve. “Duke vlerësuar punën e dikasterit që drejtoni për masat e marra për lehtësimin e procedurave për shtetasit shqiptarë në marrëdhënie me Shërbimin tonë Konsullor si eliminimi i radhëve dhe zvarritjeve në kohë, krijimi i ambienteve të përshtatshme etj., ju dërgojmë këtë rekomandim”. Kështu nis rekomandimi i Dobjanit duke e njohur kreun e dikasterit të Diplomacisë se pranë zyrës së Avokatit të Popullit, kanë paraqitur ankesë disa shtetas shqiptarë, të cilët shprehin shqetësimin për shpenzimet e larta që duhet të paguajnë për legalizimet e dokumenteve në përfaqësitë e huaja të akredituara në Shqipëri, si tarifa shërbimi dhe shërbime telefonike.
Ankesat
Ankuesit, të cilët punojnë dhe jetojnë në Greqi, ose edhe në Shqipëri, legalizimet e dokumenteve që iu duhen për nevojat e tyre në shtetin fqinjë, tashme i bëjnë pranë Ambasadës Greke në Tiranë. Sipas tyre, vetëm për të përcaktuar kohën e takimit me sektorin konsullor të Ambasadës, atyre u duhet të paguajnë rreth 1000 lekë të reja shpenzime telefonike, për kartë telefonike mobile. Lidhja aktuale jo vetëm për ambasadën greke, por edhe për atë italiane dhe franceze kryhet me numrat për telefonat celulare 09004044004ose 09007074000, në një kohë që ka mjaft mundësi që të bëhet instalimi me linja normale të telefonit me kabëll (jo mobile). Gjithashtu për legalizimin e një dokumenti për shembull një certifikate shtetasit shqiptarë paguajnë 2800 lekë të reja. Pra, sipas Dobjanit, shpenzimet që duhet të bëjnë shtetasit tanë për nevojat e tyre lidhur me këto shërbime janë jo të vogla, krahasuar me nivelin mesatar të të ardhurave të shtetasve shqiptarë.
Sugjerimi i Dobjanit: “Rregull i njëjtë për të gjithë”
“Ankuesit ngrenë shqetësimin dhe shprehin mendimin se bazuar ne parimin e reciprocitetit, Ambasadat e Italisë, Greqisë dhe Francës kur vendosin tarifat për shërbimet e ofruara, duhet të kenë në konsideratë trajtimin respektiv që u bëhet shtetasve greke, italiane apo franceze për të njëjtat shërbime nga Konsullatat e Shtetit Shqiptar në ato vende. Duke pasur parasysh sa më sipër, gjykojmë se nga dikasteri Juaj mund të ndërhyhet pranë ambasadave të këtyre tre shteteve për të ndryshuar të paktën linjën e shërbimit telefonik, me qëllim që shpenzimet telefonike të shtetasve shqiptarë që kontaktojnë me këto ambasada të jenë më të ulëta. Gjithashtu të rishihen tarifat e legalizimit të dokumenteve për t’i ulur ato, mbi baza reciprociteti.”
Procedurat e Shërbimit Konsullor
Kur kanë nevojë për legalizimin e dokumenteve të huaja si dhe përkthimin e tyre. Si rregull dokumentet e huaja të lëshuara për t’u paraqitur pranë organeve shqiptare duhet të legalizohen paraprakisht nga ambasadat tona. Në funksion të marrëveshjeve, ku aderon Shqipëria, dhe reciprocitetit, mund të lejohet legalizimi i drejtpërdrejtë i dokumenteve, ose legalizimi i tyre, vetëm pasi ato të jenë legalizuar më parë nga Ministria e Jashtme e vendit pritës. Për disa procedura të caktuara si për shembull ato të lënies së shtetësisë, është e nevojshme që edhe përkthimet e dokumenteve të legalizohen ose të noterizohen. Ambasadat në këto raste bëjnë legalizimin e përkthimeve, të kryera nga përkthyes të licencuar ose të njohur në vendin pritës. Nuk legalizohen dhe nuk pranohen përkthime të personave të tjerë fizikë apo juridikë.
Sa paguhet për aplikimin për një vizë me afat të shkurtër qëndrimi
Tarifa për të përpunuar aplikimin tuaj për vizë është 35 euro. Kjo tarifë vlen për të dyja tipet e vizave me një dhe shumë hyrje.
Kategoritë e mëposhtme të personave përfitojnë nga vizat falas:
Të afërmit e ngushtë
Personat që kanë paraqitur dokumente që provojnë domosdoshmërinë e udhëtimit të tyre për qëllime humanitare, duke përfshirë këtu rastet ku kërkohet trajtim mjekësor urgjent dhe për personat që i shoqërojnë ata, apo që ju duhet të ndjekin funeralin e një të afërmi të tyre ose të vizitojnë një të afërm të tyre që është i sëmurë rëndë;
Pensionistët.
Fëmijët nën moshën 6 vjeç;
Personat me aftësi të kufizuar si dhe personat që i shoqërojnë ata, nëse është e nevojshme;
Nxënësit, studentët dhe mësuesit që i shoqërojnë të cilët ndërmarrin udhëtime për qëllime studimi ose trajnime mësimore, duke përfshirë në këtë kuadër dhe programet e shkëmbimeve, sikurse dhe aktivitete të tjera shkollore.
Persona që marrin pjesë në aktivitete shkencore, kulturore, sportive dhe artistike, duke përfshirë këtu universitetet dhe programe të tjera shkëmbimi.
16 Korrik 2008