E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhers thirret si dëshmitar në gjyqin e Devirolit



Shaban Sulçe

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Xhon Uidhers do të thërritet si dëshmitar në procesin gjyqësor për trafikun e armëve kundër kompanisë “AYE inc” dhe Presidentit të saj, Efraim Diveroli. Lajmi është bërë publik dje nga gazeta amerikane “TPMMuckraker”, e cila u referohet burimeve të besueshme në “Capitol Hill”. “Prokurorët Federalë në Majami morën një hap të pazakontë dje, teksa vendosën që të thërrasin si dëshmitar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhon Uithers në gjyqin për trafikun e armëve ndaj komapnisë AYE INC dhe presidentit të saj 22-vjeccar Deviroli. Gazeta “Los Angeles Times” publikoi një intervistë me Ambasadorin Xhon Uidhers, dhe shkruajti një artikull intersant sot në mengjes, duke i dhënë mundësi atij që të përgënjeshtronte pretendimet e Departamentit të Shtetit për të mbuluar ccështjen “Efraim Diveroli”. Dhe ndërsa Uidhers i tregoi “Times” se si kishte bashkëpunuar me hetimet, një burim në “Capitol Hill” bëri të ditur se në departamentin e shtetit ende nuk janë dorëzuar dokumentat që ka kërkuar komisioni mbikqyrës që nga 30 Qershori dhe deri në afatin përfundimtar më 11 Korrik”, thuhet në artikullin e gazetës ““TPMMuckraker”.

Letra

Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, e ka mohuar kategorikisht dhënien e ndihmës ministrit shqiptar Mediu për fshehjen e provave ndaj gazetarit të “Neë York Times”-it. Në një letër dërguar kongresmenit Uaksman, Xhon Uidhers e mohon kategorikisht implikimin e tij. Por në një prononcim për gazetën “Los Angeles Times” Uidhers ka shkuar edhe më tej duke u shprehur se Mediu i kishte bërë kërkesa të çuditshme. “Uidhers ka thënë se ishte Mediu që i kërkoi takim urgjent ambasadorit amerikan. Uidhers thotë se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për ndonjë çështje të ndjeshme terrorizmi. Por Mediu, siç thotë Uidhers, në një gjendje emocionale i sugjeroi gjëra të “çuditshme” si të ndalonte reporterin e “Neë Jork Times”-it të vizitonte Aeroportin e Rinasit, ku bëheshin ripaketimet e municioneve me origjinë kineze. Por Uidhers shton se asnjë nga anëtarët e Ambasadës nuk dha ndonjë shenjë se mbështeste idetë e çuditshme të Mediut, por i kërkuan që të përgatiste një reagim në rast se shkrimi botohej. Uidhers tha se gjithë ai takim është keqkuptuar nga majori Lerri Herrison, mbi bazën e të cilit janë ngritur akuzat e kongresmenit Uaksman”, - shkruante dje gazeta “Los Angeles Times”. Megjithatë, kongresmeni Uaksman ka komentuar për të njëjtën gazetë deklarimet e ambasadorit Uidhers, duke u shprehur se komisioni hetimor ka vepruar në mënyrë profesionale dhe transparente.
Dëshmia
Implikimin e ambasadorit amerikan në Tiranë e denoncoi dëshmia e atasheut ushtarak në këtë ambasadë, Leri Herrison. Ai citoi gjatë intervistës së tij se ministri shqiptar i Mbrojtjes ishte i shqetësuar nga fakti se një reporter i "Neë York Times"-it planifikonte të hetonte mbi dërgesat në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, ku “AEY” po ndërmerrte operacionin e tij të ripaketimit të municionit kinez përpara se ta dërgonte atë në Afganistan, një proces që përfshinte heqjen e municionit nga paketimi i tij origjinal kinez. Vizita e reporterit ishte e programuar për të nesërmen. Sipas majorit Herrison, ministri shqiptar i Mbrojtjes, "shumë i shqetësuar, më kërkoi mua të lija një takim për të parë ambasadorin apo zv/shefin e misionit për reporterin e ‘Neë York Times’-it”. Majori Herrison citoi se ministri i Mbrojtjes ishte i shqetësuar se reporteri do të hapte akuza korrupsioni kundër tij. Sipas majorit Herrison, shqetësimi kryesor i ministrit që tërhoqi vëmendjen e tij ishte se "Neë York Times"-i do të shkruante një artikull për korrupsionin shqiptar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe arsyeja për shqetësimin e tij ishte se... çfarë do të ndodhte me reputacionin e tij personal dhe atë të Shqipërisë? Major Harrison citoi se në përgjigje të kërkesës së ministrit shqiptar të Mbrojtjes, ai kontaktoi zv/shefin e misionit, Stefën Kristina, i cili rregulloi mënyrën që takimi të mbahej në rezidencën e tij private në Tiranë po atë pasdite.

16 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›