E Diel, 1 Nëntor 2026

1 Maji, protesta në kryeqytet

Për herë të parë festa e punëtorëve në Tiranë është shoqëruar edhe me protesta. Një grumbull i madh njerëzish, përfshirë punëtorë, invalidë, pensionistë etj. janë mbledhur në sheshin"Nënë Tereza" nën moton 'punë, siguri, barazi, drejtësi'.

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu edhe kompensim për rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Protesta ka patur sot edhe në shumë kryeqytete të botës. Kështu në Athinë organizohet një protestë për të drejtat e punëtorëve. Po ashtu në Stamboll është kërkuar të bëhet një protestë por kjo gjë është ndaluar nga qeveria.

Festimet

Përveç protestave në kryeqytetin tonë po organizohet edhe një festë me rastin e ditës së punëtorëve. Festimet janë mbështetur nga autoritet lokale por edhe nga një kompani e cila ka sponsorizuar edhe një seri lojrash sportive si : hand boll dhe vendosje tatuazhesh falas të shoqëruara gjithashtu nga një koncert i drejtpërdrejtë festiv në Sheshin "Nënë Tereza". Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe njofton se për të pasur një festë sa më të qetë në orën9 – 14 Sheshi Nënë Tereza ka ndalim qarkullimi të automjeteve.

Festa e punëtorëve e njohur ndryshe edhe si festa e Punësfestohet si çdovit në 1 Maj. Fillesat e saj festa i ka në vitet 1866 në Ilinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas aprovimit të një ligji që mbronte të drejtat e punëtorëve, kushtet e tyre të punës vendosjen e 8 orarëshit dhe të drejtat të tjera të fiksuara në ligj. Në Europë festa filloi të zhvillohej në Paris në vitin 1899 dhe një vit më vonë edhe në Itali .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›