100 Personat më me influencë në botë
NEW YORK -E përjavshmja "Time" ka publikuar në numrin e fundit të saj listën me 100 njerëzit më me influencë në botë. Në listën e saj revista personalitet i ka ndarë në kategori të ndryshme si lider, njerëz, shkencëtarë, novator etj. Surprizat të cilat kanë tërhequr vëmendjen edhe të gazetës italiane "Corriere della Sera" janë mungesa e disa personaliteteve si psh : Benedikti i XVI në listën e liderëve religjiozë. Në vend të tij vihet re prezenca e Dalai Lamës dhe Patriarkut të Konstadinopojës Bartolomeo i I. Të "pa listuar" janë edhe personalitete si George Bush , Rubert Murdoch e shumë të tjerë . Një kuriozitet që bienë sy menjëherë është se midis aktorëve Brad Pitt e Angelina Jolie nuk ka foto të veçantë. Ky çift konsiderohen nga e përjavshmja "Time" si të pandarë. Një risi këtë radhë është se çdo shkrim i listës për personazhet e njohur është shkruar nganjë tjetër personazh i njohur. Bill Klinton ka shkruar shkrimin e bashkangjitur për Tony Blair kurse Xhorxh Kluni atë të "Brangelina".