E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj, nismë për rigjykimin e të dënuarve në mungesë

 

Ministri i Drejtësisë kërkon pakt për ekstradimet në Bullgari

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, fton ministrat e Evropës Juglindore të bëjnë "pakt" mes tyre në lidhje me ekstradimet e personave me precedentë penalë. Gjatë takimit të djeshëm në Sofje të Bullgarisë, në kuadër të procesit të bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore, ministri Alibeaj propozoi nënshkrimin e një draft- marrëveshje mes këtyre vendeve. Sipas njoftimit zyrtar të dikasterit të drejtësisë, Alibeaj evidentoi problemet që has Shqipëria në lidhje me zgjatjen në kohë të procesit të ekstradimit, sidomos në rastin e shtetasve të gjykuar në mungesë. "Jemi duke parë mundësinë e amendimeve të Ligjit Penal e Procedural në lidhje me garantimin e të drejtës për rigjykim të personave të gjykuar në mungesë, si një e drejtë themelore e njeriut, e parashikuar nga Protokolli i Dytë Shtesë i "Konventës së Këshillit të Evropës mbi Ekstradimin, me qëllim lehtësimin e shkurtimin e procedurave të ekstradimit",-tha ministri në fjalën e tij. Duke shtuar se tejzgjatja në kohë e procesit të ekstradimit është një shqetësim i institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, ku dhe u propozoi vendeve të rajonit "nënshkrimin e një marrëveshjeje të përbashkët mes të gjitha shteteve të Evropës Juglindore me qëllim përqasjen e procedurave të ekstradimit me ato të Draft -Vendimit të Këshillit Evropian". Sipas propozimit të Alibeajt, me këtë marrëveshje ndër të tjera do të vendosen si kushte: shmangia e kushtit të shtetësisë, si një kusht refuzimi për ekstradimin e shtetasve; të vendosen afate limit për përfundimin e procesit të ekstradimit, duke evituar zgjatjen në kohë të procesit si dhe të vendoset një format i caktuar ikërkesëspërekstradim duke iu përafruar formatit të BE-së. Në këtë konferencë ishin tëpranishme edhe vende të tjera të Evropës Juglindore si Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Kosova dheSerbia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›