Thellohet deficiti tregtar në vend
Thellohet edhe më shumë hendeku mes importeve dhe eksporteve të mallrave në vend.
Sipas raportit më të fundit nga Instituti i Statistikave, në prill u eksportuan 10.238 milionë lekë mallra, me rritje 11.5 për qind në krahasim me muajin mars të 2008-ës dhe rritje me 29.2 për qind në krahasim me muajin prill 2007. Ndërsa u importuan 34.892 milionë lekë mallra me rritje 14.5 për qind në krahasim me muajin prill të 2007-ës dhe rritje 5.1 për qind në krahasim me muajin mars 2008. Deficiti tregtar i këtij muaji është 24.654 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.7 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 9.3 për qind krahasuar me muajin respektiv të vitit 2007. Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zuri 66.6 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 58.8 për qind dhe importi 27.5 për qind, kurse me Greqinë eksporti është 13 për qind dhe importi 15.5 për qind. Disa nga partnerët tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë: për eksportin, Austri, Greqi, Kinë, Maqedoni, Spanjë etj., dhe për importin, Austri, Greqi, Itali, Maqedoni, Zvicër etj.