Rriten të ardhurat për kompanitë e sigurimit
Muaji prill ka qenë goxha i mbarë për kompanitë e sigurimit, pasi të ardhurat për ta janë rritur ndjeshëm.
Sipas të dhënave më të fundit nga autoriteti i mbikëqyrjes financiare në periudhën janar-prill 2008, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 178.124, duke shënuar një rritje prej rreth 16.64% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2007. Rritja e numrit të kontratave në 2008-ën u shoqërua me rritjen e vëllimit të të ardhurave nga primet. Primet e shkruara bruto të sigurimeve arritën në rreth 2.054 milionë lekë, shifër kjo 14.73% më e lartë se ajo e të njëjtës periudhë të vitit 2007. Sipas AMF-së, edhe gjatë këtij muaji tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, që sollën rreth 92% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 8%. Gjatë kësaj periudhe të vitit 2008, sigurimi i detyrueshëm vazhdoi të dominojë në tregun shqiptar, duke sjellë rreth 62% të të ardhurave nga primet e shkruara bruto të sigurimeve.