Shansi i KESH-it
Reshjet e dendura të javëve të fundit po rezultojnë me shumë fitim për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Gjatë këtij muaji, KESH-i do të eksportojë mesatarisht rreth 14 milionë kilovat orë energji në ditë, niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë.
Në Korporatë është zhvilluar tenderi ndërkombëtar për eksportin e energjisë, ku fituese janë shpallur 9 kompani. Energjia do të shitet sipas bursës greke me një çmim që lëviz nga 40 deri në 42 euro për megavat orë.
Vetëm nga eksporti i energjisë këtë muaj KESH-i pritet të fitojë rreth 17 milionë euro, që i bie mesatarisht mbi gjysmë milioni euro në ditë. Ndërkohë që fitimi i siguruar vetëm në dy muajt e fundit nga shitja e energjisë llogaritet në rreth 20 milionë euro.
Burime zyrtare pranë Korporatës bëjnë të ditur se këto para do të përdoren për të shlyer borxhet. Mësohet se gjatë 3 muajve të fundit KESH-i ka paguar rreth 6 miliardë lekë detyrime të prapambetura.