1 maji, Rama: Premtoj punë për të rinjtë
Kryetari i opozitës Edi Rama doli sot në mesditë në një konferencë shtypi me rastin e ditës së 1 Majit. Në fjalën e tij hapëse ai theksoi se sot po cenohet e drejta për të punuar me punë të ndershme. Rama në këtë ditë përmendi edhe një herë pasigurinë në punë duke kujtuar tragjeditë e një njëpasnjëshme në minierat e vendit por edhe tragjedinë e fundit atë të Gërdecit.
Rama theksoi se alternativa e re do të jetë ajo e luftës kundër papunësisë për të mos lejuar më që "rinia të mos të gjejë një të ardhme në vendin e vet". Në të njëjtën kohë Rama nuk la pa prekur dhe shkarkimet në administratën publike duke e goditur sistemine sotëm të punëdhënies në shtet si; "Bagazh vendesh pune ku njerëzit që punojnë flaken në rrugë dhe vendet e tyre zihen më njerëz që vijnë nga rruga".
Ai e cilësoi 1 Majin si ditën e mundësive të barabarta në luftën kundër çdo diskriminimi, duke bërë edhe një betim solemn për tu bërë lokomotiva e punësimit të të rinjve për të arritur kushte të barabarta dhe mos diskriminim gjinor.