E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e kujtimit të Holokaustit

 

Kanë kaluar shumë vjet nga fillimet e persekutimeve që hebrenjtë pësuan gjatë luftës së dytë botërore. Këtë vit dita e kujtimit të kësaj përkujtimoreje homazhi është vendosur që të jetë 1 Maji. Në Israel kjo ditë domethënëse është një festë zyrtare që në vitin 1959. Në tetor të vitit 2005 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara adoptoi një rezolutë për të njohur ditën e çlirimit të Aushvicit një ndër kampet e përqendrimit më famëkeq të kësaj golgote si ditën e Përkujtimit Ndërkombëtar në kujtim të viktimave të Holokaustit. Shimon Peres sot në përkujtim të kësaj ditë deklaroi : "Ne kurrë nuk do të harrojmë, ne kurrë nuk do fshihemi dhe kurrë nuk do të ndalojmë të pyesim veten se çfarë mund të bëjmë që gjëra të tilla të mos ripërsëriten". Një studim i publikuar nga universitetii Tel Avivit argumenton se në vitin 2007 numri botëror i aksidenteve anti semite u rrit gati 7 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›