E Diel, 1 Nëntor 2026

Koshtunica: MSA, jo status neutral për Kosovën

 

Beograd– Voisllav Koshtunica ka refuzuar pretendimin e Prezantuesit më të Lartë të Politikës së Jashtëme dhe të Sigurisë të Bashkimit Europian Havier Solana se MSA që Serbia ka nënshkruar me BE-në është neutrale për Kosovën. Koshtunica në faqen e tij zyrtare ka sulmuar dhe vizitën e Solanës në Prishtinë kur ai përgëzoi kosovarët për shpalljen e pavarsisë. Koshtunica në deklaratën e tij nuk ka kursyer dhe ironinë për të dërguarin më të lartë të BE-së kur ka deklaruar "Nuk është e nevojshme të krahasojmë se kush e do Serbinë më shumë Unë apo Ai" u citua Kryeministri Serb edhe një herë pas nënshkrimit të MSA me BE . Duket se Serbia ka dy politika të ndryshme në arenën ndërkombëtare, një të Presidentit Tadiç dhe një të Kryeministrit Koshtunica .Priten reagimet e BE-së në zhvillimet që do të pasojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›