Reklama dhe Lexuesi në rënie, ora e vdekjes së gazetave print ?
Gazetat print po zëvendësohen me ato online. Kërkimet më të fundit tregojnë një rënie të madhe të leximit të gazetave print. Menaxheret amerikane dhe stafet botuese po vene re me shqetesim se kur një lexues i një gazete print vdes ai nuk zëvendësohet nga një lexues i ri. KA parashikime skeptike, sipas te cilave, lexuesit e gazetës print do të zgjasin edhe 20-25 vjet por jo më shumë.
Por ajo qe eshte me shqetesuese per industrine, eshte qe të ardhurat nga reklama në gazeta kanë rënë deri në 42.2 miliardë dollarë vitin e kaluar nga 48.7 miliardë në fillim të këtij shekulli.
Sigurisht që pronarët e gazetave nuk do të heqin dorë kaq lehtë, madje ata po punojnë më shumë për të mbajtur të lidhur lexuesit, duke shpikur modele të reja.
Korporata e prodhimit të gazetave New York Times, ka zgjedhur drejtorë nga jashtë për herë të parë që prej hedhjes së saj në qarkullim në vitin 1967, me synim kthimin në formë dixhitale.
Informacioni në internet është më mirë i organizuar dhe gjendet më lehtë.
Në industrinë e gazetave janë shkurtuar më shumë se 3600 vende pune gjatë kësaj dekade- sipas Shoqatës së gazetave Amerikane. Shumë gazeta kanë falimentuar përfundimisht. Kështu që prej vitit 1940 janë mbyllur rreth 441 gazeta, 43 prej të cilave janë mbyllur 7 vitet e fundit.
‘Asnjë zgjidhje’Sipas specialistëve nuk ka asnjë zgjidhje për këtë rënie. E vetmja rrugë është që gazetat të kthehen dalëngadalë në dixhitale, vetëm online.
“Nuk mendoj se kjo industri do të bëhet sërish fitimprurëse. Kushdo që e mendon një gjë të tillë e ka gabim” – tha Lauren Rich Fine, themelues i gazetës Merrill Lynch.
Industria e gazetave duhet ti thotë ‘mirupafshim’ fitimit maksimal që bëri të ndryshonte dikur edhe bursa e Wall Street-it.
Shumica e gazetave tani po shkojnë online, ndërkohë që në gazetat print po fusin revista apo shërbime të tjera me qellim ruajtjen e lexuesve, te cilet po humbasin çdo dite.
Websitet e gazetave po rriten me shpejtësi, por ende nuk ka siguri nëse reklamat online do të sjellin të njëjtin fitim si dhe reklamat në print. Edhe në websititn e New York Times (NYTimes.com), i cili ka më shumë vizitorë unikë se çdo gazetë tjetër online, të ardhurat nga interneti ishin vetëm 10% të totalit vjetor, ndërkohë që pjesa tjetër u realizua nga printi.Edhe këtë vit ky website ka rënie të të ardhurave nga reklamat online.