Trafik makinash, pranga zviceranit
Sot rreth orës 11 të paradites, policia e Hanit të Hotit ka ndaluar një shtetas zviceran me emrin Roland Buhticofer, 53 vjeç, pasi mendohet të ketë trafikuar autovetura. Nga burime të policisë mësohet se ky shtetas ka hyrë nga Hani i Hotit 8 herë me nga një autoveturë ndërkohë që është kthyer në vendlindje nga Rinasi, duke i mos i deklaruar këto makina.