1 maji dhe indeksimi i pagave
02/05/2005 Do të kërkojmë deri në fund indeksimin e pagave e pensioneve si një e drejtë ligjore e punonjëve dhe pensionistëve. Kështu do të deklaronte pak ditë para protestës së djeshme në diën e punëtorëve Kol Nikolli, kreu i konfederatës së sindikatave. Por qeveria ka vendosur të heshtë e vendosur në qëndrimin e saj antiligjor. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 74 të datës 12.02.2004 është vendosur që indeksimi të realizohet në cdo fillim viti por jo më vonë se 31 marsi I cdo viti. Ky indeksim do të bëhet në bazë të normës vjetore të inflacionit që shpall INSTAT dhe Banka e Shqipërisë. E gjitha kjo është në zbatim të ligjit 8487 datë 13.05.1999. Pas vonesës 4 vjecare kjo u realizua në vitin 2004, ndërsa një vit më vonë “historia” ndryshon. Argumenti që sillet si një përgjigje për të interesuarit është se meqë inflacioni zyrtar është vetëm 2.9 nuk ja vlen të bësh rritje pas rritjeje dhe se cështja do të mbyllet me rritjen e pagave në fillim të korrikut sic është parashikuar në buxhet.
Në fakt kjo ka brenda të fshehur hilenë. Duke mos bërë indeksimin duhej të hynte në fuqi me 1 prill, humb nga prilli në korrik rreth 10 për qind e fondit mujor të pagave dhe pensioneve dhe nuk jep askush llogari se ku do të shkojnë këto para. Ndërkohë duke përfshirë indeksimin në rritje vetë rritja do të rezultojë 3 për qind më e vogël. Kësaj i shtohet edhe fakti që edhe baza mbi të cilën do të llogaritet rritja do të jetë më e vogël, cka sjell edhe një humbje tjetër të vogël për punonjësit por që është miliona në fondin e pagave.