E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tiranë-Londër, me avion direkt.

02/05/2005  Londër Tiranë do të jetë një linjë e vetme ajrore. Udhëtarëve nuk do tu duhet më që të ndërrojnë avionët në Budapest apo Romë pasi qeveritë e të dy vendeve të nxitura edhe nga interesi i disa kompanive private po shikojnë mundësinë që kryeqytetet e të dy vendeve të lidhen me një linjë direkte. Por në tryeza është edhe një skenar tjetër sipas të cilit avioni i kësaj linje të bëjë edhe një ndalesë në një nga kryeqytetet e rajonit për të mundësuar një lidhje më shumë. Tirana do të bëhet kështu pas Prishtinës një destinacion i lehtë jo vetëm për emigrantëtpor edhe për lidhje të tjera biznesi. Burime zyrtare bëjnë të ditur se qeveritë e të dy vendeve po bashkëpunojnë ndërmjet tyre për firmosjen e një marrëveshje në nivel politik për ti lënë më pas shteg konkurimit të kompanive që do ta marrin këtë linjë. Puna ka filluar në nivel ekspertësh prej kohësh. Pas inspektimeve më të fundit në terren është dhënë miratimi duke konfirmuar se janë të gjitha kushtet vecanërisht të sigurisë që linja të funksionojë. Sipas të të njëtave burime marrëveshja pritet të nënshkruhet në mes të muajit qershor. Sipas zyrtarëve të ministrisë së transporteve pala britanike ka ngelur e kënaqur pas inspektimit të fundit që është bërë në Rinas dhe ku janë parë të gjitha komponentët e domosdoshëm të funksionimit të linjës. Duket se miratimi ka qenë më i thjeshtë vecanërisht pas marrjes së aeroportit “Nënë Tereza” me koncension nga Tirana Airport Partner e cila nga ana e saj ka si nënkontraktore për sigurinë një firmë të njohur evropiane. Ndërkohë britanikët e kanë prej kohësh edhe një lidhje tjetër me aviacionin shqiptar. Vazhdojnë të kenë eskluzivitetin e furnizimit të avionëve në Rinas, aktivitet ky i kompanisë të tyre BP

Gara e privatëve

Katër kompani private nga të cilat dy shqiptare dhe dy të huaja e shikojnë me interes marrjen e kësaj linje. Sipas burimeve të ministrisë së transportit Albanian Airline dhe Albatros janë dy kompanitë shqiptare që kanë shprehur interes për të operuar me avionët e tyre në këtë linjë. Por vec tyre edhe British Airëey dhe një kopmani private nga Islanda kërkojnë të operojnë në linjë me avionët e tyre dhe sipas të njëjtave burime ata kanë bërë edhe studime të flukseve të udhëtarëve. Bëhet fjalë për fluturime të rregullta fillimisht ndoshta me 2 herë në havë dhe në bazë të treguesve fluturimet edhe mund të shtohen. Sipas planifikimeve të bëra nga ministria e transporteve por edhe kërkesat e kompanive i kanë marrë parasyshë të dy variantet e mundshme qoftë një një linjë pa ndalesa nga Tirana në Londër apo edhe varianti tjetër për ardhje Londër Tiranë dhe në kthim një ndalesë në Bukuresht. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të shtuar lidhjet edhe me rajonin të cilat aktualisht janë të pakta thonë zyrtarët e ministrisë së transportit. Krijohet kështu mundësia që komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe ta ketë shumë më të lehtë ardhjen në atdhe, por në rrethet zyrtare kjo po trajtohet edhe si jë mundësi e mirë për të thithur turistë një e ardhur e mundur shtesë për ekonominë.

Fitohet kohë e para

Për një vajtje drejt Londrës aktualisht shqiptarët duhet të përdorin e pakta dy avionë. Vec kësaj në linjën më shumë të rrahur që bëhet me Hungarian Airlines të duhet të presësh disa orë në Bukuresht në ndërrrim të avionëve. Por nuk ka vetëm humbje kohe. Edhe vlera e biletave me dy linja është më e lartë. Kështu një fluturim nga Londra në Tiranë e kthim kushton rreth 500 dollarë. Ndërkohë vendosja e linjës direkte mund të bëhet me një cmim sa një e dyta e tij. Si shembull mund të merret Prishtina. British airveys fluturon tre herë në javë për në kryeqytetin kosovar dhe cmimi I biletës vajtje ardhje është 150 paund.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›