Sheva: Duhet të japim maksimumin
02/05/2005 Kanë mjaftuar 10 minuta nga Shevçenkoja më i mirë, për ta çuar Milanin drejt fitores në Firence. “Ishte një hap shumë i rëndësishëm. Tani nuk jemi brilantë, por kemi arritur të fitojmë një ndeshje shumë të vështirë, që nuk është gjë e vogël. Tani jemi gati për përballjet e mëdha që na presin, duke filluar që nga PSV Eindhoveni, por natyrisht mendojmë edhe për Juventusin”, deklaron sulmuesi ukrainas, i cili ka arritur përsëri të rregullojë një situatë që dukej shumë e vështirë për Milanin, në Firence: “Fiorentina luajti shumë mirë në pjesën e parë, ndërsa ne nuk ishim shumë të përqendruar, ndërkohë që në pjesën e dytë ndryshuam qëndrim dhe arritëm të shfrytëzonim shkëlqyeshëm ato pak raste që na u shfaqën. Pas golit të parë, ndeshja jonë ndryshoi rrënjësisht dhe arritëm ta luanim si dëshironim. Është një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm drejt titullit, tani jemi gati për Juventusin”. Megjithatë, para Juves është PSV-ja, gjë që Sheva e di shumë mirë. “Tani do të na kthehen Maldini, Kaladze e Ambrozini, lojtarë të rëndësishëm, që i lejojnë trajnerit të zgjedhë variantet e duhura. Është e rëndësishme të kemi lojtarë të freskët, sepse tani kemi beteja shumë të vështira, por jemi mësuar tashmë. Për ne është një mundësi e rëndësishme, duhet ta provojmë të luajmë në maksimum dhe të kërkojmë të fitojmë gjithçka. Tani është e kotë të fshihemi, duhet të fitojmë gjithçka. Ndeshja e Firences ishte një tjetër provë për të verifikuar formën tonë dhe treguam që jemi gati dhe jemi në rrugë të drejtë në të gjitha frontet, tani duhet të marrim maksimumin në çdo ndeshje”, përfundon Sheva.