Kahn: S’na duhen “yjet”
02/05/2005 Kapiteni i Bajernit të Mynihut, Oliver Kahn, nuk pati fatin të ishte në fushë gjatë ndeshjes me Kaizerslauternin, kur skuadra e tij u shpall kampione për të 19-tën herë në historinë e saj, megjithatë, e ka ndjekur me vëmendjen më të madhe nëpërmjet ekranit suksesin e kolegeve të tij. “Kemi pasur një sezon të mrekullueshëm dhe besoj se e meritonim të shpalleshim kampion.” – thotë Kahn. E vetmja gjë negative për bavarezët, të cilët janë kualifikuar edhe për në finalen e Kupës së Gjermanisë, është elminimi i tyre nga Liga e Kampioneve dhe Kahni për këtë ka shtuar: “Besoj, se fitorja e titullit e justifikon eleminimin tonë nga Liga e Kamioneve. Unë i kam ndjekur ndeshjet gjysëmfinale dhe u ndjeva në një situatë komike. Ne mund të ishim ende në këtë kompeticion.” Kurse përsa i përket favoritit kryesor për fitoren në “klasën mbretërore”, Kahni ka dhënë një “votë” për Milanin, pasi këta të fundit kishin një mbrojtje të fortë. Kohët e fundit është përfolur shumë, se Bajernit i duhen lojtarë të rinj për të qenë të sukseshëm në arenën evropiane, megjithatë kapiteni i tyre mendon të kundërtën, duke u shprehur: “Unë nuk jam për këtë, pasi nuk e kuptoj se çfarë të mire do të sjellë, nëse vijnë yje të rinj në skuadër. Ata së pari duhet të integrohen në skuadrën tonë për të qenë të suksesshëm. Mendoj, se na duhen një apo dy lojtarë plotësues.”