Milionat e Abramoviç dhe teknikat e Murinjos
02/05/2005 Pasi, është shpalluar skuadra më e mirë në Premiership, kur duhet edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit, “blutë” tashmë renditen në nivelin e Arsenalit dhe Mançester Junajtid
Çelsit i duheshin plot 50 vjet për t’u rikthyer tek titulli. Pasi, është shpalluar skuadra më e mirë në Premiership, kur duhet edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit, “blutë” tashmë renditen në nivelin e Arsenalit dhe Mançester Junajtid. Që në sezonin e tij të parë si trajner, Hoze Murinjo ka shtuar në koleksionin e tij këtë trofeun dhe atë të Kupës së Ligës në Ligën e tij, të cilët tashmë gjendjen përkrah trofeut të Ligës së Kampioneve, që portugezi ka fituar me skuadrën e Portos. Tashmë Murinjo ka konfirmuar, se është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe ka theksuar, se do të vazhdojë të qëndrojë në “Stamford Bridge” të paktën edhe për pesë vitet e ardhshëm. “Ky është një grup shumë i veçantë”- ka deklaruar Murinjo, i cili tashmë po shpreson të kalojë në finalet e Ligës e Kampioneve, duke mposhtur nesër Liverpulin. “Për këtë arsye dua të qëndrojë me ata sa më gjatë të jetë e mundur, mbase më shumë se sa kontrata ime aktuale”. Për më tepër, duke pasur mbështetjen e bilionerit rus, Roman Abramoviç, Çelsi ka mundësinë të qëndrojë në krye të merkatos së verës, duke lënë pas edhe dy “superfuqitë” e përhershme angleze, Arsenal dhe Mançester. Kjo do të thotë, se sezonin e ardhshëm, këto dy ekipe do të jenë nën presion edhe më të madh. Çelsi arriti të fitonte kampionatin, pasi ka fituar 27 nga 35 ndeshjet e këtij sezoni dhe duke humbur vetëm një. Edhe pse zgjedhjet e teknike te Murinjos kanë qenë vendimtare në fushë, asgjë nuk do të ishte e mundur pa milionat e harxhuar nga presidenti Roman Abramoviç. Rusi, i cili është edhe një fans i madh i sportit të hokeit, bleu klubin dy vite më parë, ku përveç borxheve pagoi shumën prej 80 milion paundësh (158 milion dollar, 118.4 milion euro). Gjithashtu, ai i ka dhënë klubit një buxhet prej 200 milion paundësh (US$382 million; €296 million) për të blerë lojtar të rinj dhe pavarsisht se Murinjo nuk ka marrë asnjë superyll në skuadër, forca e klubit mund të krahasohet me Milanin, Juventusin, Barcelonën dhe Real Madridin. Menjëherë pas fitores 2:0 ditën e dielë, Abramoviç duartrokiti lojtarët nga tribuna VIP dhe më pas u bashkua me ta në dhomat e zhveshjes. Nga ana tjetër, Murinjo ka “duartrokitur” Abramoviçin. “Një president i mirë klubi duhet të jetë një figurë e rëndësishme për të gjithë”- deklaroi trajneri i Çelsit. “Presidentët nuk mund të jetë trajnerë, por i ndihmojnë atë të bëjnë më mirë punën e tyre. Entusiazmi i tij më ka lënë shumë përshtypje. Ai kërkon të dijë gjithçka nga futbolli dhe e adhuron këtë lojë. Roman kishte trofeun e Kerling Kup në duar dhe tashmë ka edhe një të Premiership. Hapi tjetër është Liga e Kampioneve”. Pavarsisht këtij triumfi spektakolar, “lufta” e Çelsit me Mançesterin, Arsenalin dhe Liverpulin do të jetë edhe më e ndezur. Gjithsesi një gjë është e sigurtë: tifozëve “blu” nuk do t’i nevojitet të pres përsëri gjysmëshekulli për të marrë titullin tjetër.