Juve në heshtje shtypi
02/05/2005 Drejtuesit bardhezinj kanë marrë një vendim të tillë në shenjë proteste ndaj vendimeve të Komisionit të Apelit
Juventusi ka filluar heshtjen e shtypit për një kohë të papërcaktuar. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi nëpërmjet një lajmërimi në faqen zyrtare në internet. Arsyeja e këtij vendimi qëndron te faktet jo shumë bindëse, që kanë ngjallur dyshimin e klubit se janë kryer për të dëmtuar Juventusin në këtë fund të kampionatit. Është e qartë se referimi është për skualifikimin e Ibrahimoviçit, por edhe për videon tronditëse të Kanavaros, që është bërë publike në këtë moment vendimtar të sezonit. Pra, skuadra bardhezi nuk është dakord me atë që po ndodh rreth saj këto javët e fundit dhe ka vendosur të reagojë. Drejtuesit bardhezinj janë të bindur se kanë qenë viktimë e më shumë se një vendimi në dëm të tyre, pikërisht në momentin kur po vendosen fatet e sezonit. Për këtë arsye, klubi torinez ka zgjedhur rrugën e heshtjes ndaj shtypit, për të evituar polemika të tjera dhe për t’i hedhur gjithë energjitë në luftën për titull. Në komunikatën për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të klubit bardhezi, lexohet: “Klubi i Futbollit Juventus, duke parë disa vendime jo shumë të qarta, që kanë ngjallur dyshime se janë marrë me qëllim për të dëmtuar klubin në një moment delikat të sezonit, dëshiron të përkushtohet tërësisht në impenjimet brenda fushës së futbollit, me vetëdijen se duhet ta përballojë situatën në kushte emergjence. Për këtë arsye, duke filluar nga dita e dielë e deri në një datë që duhet përcaktuar, të gjithë anëtarët e klubit nuk do të lejohen të lëshojnë asnjë deklaratë, me qëllimin për të evituar polemika të mëtejshme”. Ditët e fundit kanë ardhur edhe vendimet që kanë bërë të sosoet durimi i drejtuesve të Juventusit. Skualifikimi i Zlatan Ibrahimoviçit, që do ta detyrojë klubin bardhezi ta përballojë sfidën vendimtare për titull kundër Milanit pa sulmuesin e saj më të mirë, por edhe videoja tronditëse me protagonist Fabio Kanavaron, kur ky i fundit luante me Parmën, por tani në radhët e bardhezinjve. Pikërisht këto dy ngjarje, janë interpretuar nga drejtuesit e Juventusit si një “makinacion” në dëm të tyre. Për këtë arsye, Juventusi ka vendosur të japë përgjigjen e vet: heshtjen ndaj shtypit.