E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 mg hudhër baras me 15 mg penicilinë

Autori i Lajmit: red.
Ky material ribotohet me kërkesën e një numri të madh lexuesish

Hudhra është antibiotik natyral që stimulon sistemin e imunitetit dhe rrit efektivitetin e rruazave të bardha të gjakut dhe rruazave T. Ajo bllokon prodhimet e toksinës me mikrobe. Ajo gjithashtu posedon spektër të gjërë bateriostatik dhe veti bakteriocidale. Me fjalë tjera, ajo ose i ndalë ose i vret bakteriet. Në mënyrë të mrekullueshme, hudhra gjithashtu nxit aktivitete të ngjashme kundër virusave, fungive(këpurdhave) dhe parazitëve. Hudhra pa dyshim është çelës për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kundër infektimeve. Më tepër se 1800 studime shkencore japin të dhëna për kompleksitetin kemikal të hudhrave që deshmojn për rolet në parandalim apo trajtimin e sëmundjeve.
Së paku, 200 komponentë janë identifikuar në thelpinjtë e hudhrës, duke përfshirë më shumë se 70 komponentë të sulfurit; vitaminat A, B1 dhe C, kalcium mineralesh, koper, hekur, magnezium, potasium, selenium dhe zink, flavonoide si vitamina (cilado nga grupet e substancave të mëdha duke përfshirë anthocyanins) dhe 8 amoniacide esenciale dhe 9 aminoacide jo-esenciale. Shumica e këtyre mikroushqyesëve (substanca si vitamina ose minerale esenciale në sasi të vogla për rritje si duhet dhe metabolizëm të organizmit të gjallë) që i kontribuojnë imunitetit edhe pse sasia e thelpinjve të hudhrave do të jetë e vogël.
Para se të zbuloheshin dhe zhvilloheshin vaksinat kundër polio-s, hudhra përdorej me sukses si një profilaktik. Hudhra ka veti të shkëlqyeshme antibakteriale dhe antimikrobiale dhe një numër i studimeve kanë vënë në dukje se ajo ka përfshi një spektër më të gjërë te fuqive baktercidiale se sa penicilini.
Një miligram i komponentit të saj aktiv kryesor, allicin, përmban një fuqi ekuivalente antibakteriale të 15 njësive standarde te penicilinat. Ajo është efektive gjithashtu edhe kundër infektime të fungusit, duke përfshirë “kandida” (këpurdhën e majas së birrave), e cila është shkaktare për shumë raste të vaginitisit.
Hudhra ishte konstatuar si antibiotik më i fuqishëm se penicilini, ampicilini, deksocilini, streptomicini dhe cefaleksini, se disa nga ilaqet antibiotike të përdorura për trajtominin e antraksit.
Në vitin 1941, hulumtuesit kanë raportuar se disa solucione zbutëse të allicinit (një pjesë 125,00) kanë penguar rritjen e 15 llojeve të baktereve, duke përfshirë pezmatimin e stafilokokut, streptokokut dhe Shigellës (bakter në trajtë shufre që shkakton dizenterinë) si dhe vibrio kolerae (bakteri në trajtë kllape që shakton kolerën). Një koncentrim allicini pak më i fortë ishte efektiv kundër të gjithë baktereve.
Studiuesit në Universitetin e Dakës , Bangladesh, kanë treguar se hudhra i ka shëruar llojet e infektimeve të baktereve të Shingellës te lepujt (të cilat shkaktojnë diarrenë e rëndë) në tri ditë, krahasuar me lepurushat e pa trajtuar që vdesin në dy ditë. Është konstatuar se hudhra ka demonstruar një aktivitet antibakterial kundër llojeve tjera të Shingellës dhe kundër pezmatimeve që prodhojnë toksik si E. Coli.
Dr. Farban dhe Barnett nga Fakulteti i Mjekësisë të Universiteti Boston, kanë përgatitur ekstrakt nga hudhra të freskëta dhe i kanë futur në inkubacion me 14 bakterie, duke përfshirë E. Coli, Haemophilus,influenzae, Klebsiella pneumoniae, Pseudomonas aeruginosa, staphylococcus aureus, Streptococcus Group A dhe Streptococcus pneumoniae.Është vërejtur se lëngu i hudhrës ka ndaluar zhvillimin e 14 llojeve të baktereve. Lëngu i hudhrës, madje ka qenë i suksesshëm edhe kundër rezistentëve anibiotik S. Aureus, që momentalisht është bakteri më i rrezikshëm dhe rezistent ndaj antibiotikëve më të fortë.

Më mirë hudhër se antibiotik
Hudhra, kjo çudibërese, pasi shpëtoi jetët e miliona zezakëve nga epidemitë vdekjeprurëse, gjithnjë e më tepër po habit shkencëtarët që cilët shpresojnë që tek ajo të gjejnë dhe përpunojnë ekstraktin që mund të shërojë AIDS-in.Eksperimentet kanë treguar se ajo ka lënë pas antibiotikë shumë të fuqishëm, dhe vret jo vetëm bakteret si një antibiotik i vërtetë, por edhe viruset, mbi të cilët nuk ka fuqi asnjë antibiotik dhe që zakonisht janë të pashërueshëm.

Është konstatuar se hudhra ka demonstruar një aktivitet antibakterial kundër llojeve tjera të Shingellës dhe kundër pezmatimeve që prodhojnë toksik si E. Coli. Dr. Farban dhe Barnett nga Fakulteti i Mjekësisë të Universiteti Boston, kanë përgatitur ekstrakt nga hudhra të freskëta dhe i kanë futur në inkubacion me 14 bakterie, duke përfshirë E. Coli, Haemophilus,influenzae, Klebsiella pneumoniae, Pseudomonas aeruginosa, staphylococcus aureus, Streptococcus Group A dhe Streptococcus pneumoniae

Studimi
Hudhra ndal përparimin e kancerit të lëkurës, stomakut e zorrës
Mjaft efikase dhe në mbrojtjen nga gripi, ethet dhe ftohja

Hudhra është antibiotik i fuqishëm dhe pengues i shumë baktereve. Ajo gjithashtu ka veti të forta kundër kancerit. Në vitin 1957, hulumtuesit në Unversitetin Western Reserve kanë përdorur në enzimën nga hudhra për të parandaluar rritjen e sarkomës në një mi të Zvicrës duke aktivizuar disa komponente kimike të këtyre qelizave të tumorit të quajtura komponentë sulfhidrile. Një studim i shkëlqyeshëm mbi hudhrën është bërë në Kinë me ç rast janë marrë 11 elefantë që vuanin nga meningjiti cryptococcal, i cili zakonisht është vdekjeprurës. Që të 11 elefantët ishin trajtuar dhe shëruar me sukses pas disa javësh me terapi të hudhrës. Doktorët kishin konstatuar se hudhra është terapia më e mirë për zvogëlimin e ftohjeve të përkohshme, etheve me gradë të ultë, kokëdhembjeve, përzierjes, të vjellave dhe dhimbjeve të shoqëruara me këtë sëmundje. Nga studimet e pavarura të bëra në Japoni dhe Rumani është vërë në dukje se hudhra është mjaft efikase në mbrojten e organizmit nga virusi i gripit.
Disa profesorë të mikrobiologjisë të Fakultetit të Mjekësisë, kanë gjetur se ekstraktët e vjetër të hudhrës nga Japonia kanë ngritur–përforcuar në mënyrë të shkëlqyeshme aftësinë e luftimit të linjës së qelizave të fagocit të madh. Fagocët e mëdhenj janë pjesë e rëndësishme e sistemit imun mbrojtës të trupit.
Studimet tjera nga shkencëtarët nëpër botë kanë treguar se hudhra është njëra nga veprat më të mira në arsenalin e ilaçeve natyrale kundër kancerit. Hulumtuesit japonezë pohojnë se ekstraktet e vjetra të hudhrës nga Japonia kanë ndalur fazën e parë të paraqitjes së tumorit të kancerit në lëkurë të një miu.
Shkencëtarët nga Institutit Nacional i Kancerit dhe Shoqata Amerikane e Kancerit kanë publikuar një revistë lidhur me vetit e mrekullueshme të hudhrës kundër kancerit. Studimet tjera kanë vënë në dukje se hudhra është efikase në parandalimin dhe trajtimin e kancerit në gji, stomak, zorrën trashë, fshikëz dhe lekurë.

Hudhra vret jo vetëm bakteret, por dhe viruset

Në vitin 1946, studiuesit në Institutin Indian të Shkencës kanë shënuar se ekstraktët e hudhrës kanë parandaluar rritjen e shkaktarit të tuberkulozës. Ky konstatim ishte rikonfirmuar më vonë. Në vitin 1993, mjekët e Fakultetit të Mjekësisë Morhouse, Atlanta (SHBA), kanë përshkruar një eksperiment në të cilin një ekstrakt i hudhrës së freskët ka penguar rritjen e 20 baktereve “mycobacterium avium”, mikro-organizma të lidhura me shkaktarin kryesor të sëmundjeve të mushkërive te pacientët e AIDS-it.
Në ndryshim nga antibiotikët konvencionalë, hudhra mund të vrasë edhe viruset. Hulumtuesit kanë konstatuar disa pjesë përbërëse aktive të hudhrës, të cilët janë në gjendje të mbysin herpes simplex, parainfluenza rhinovirus. Benjamin Lau, M.D., Ph.D. profesor i mikrobiologjisë në Faktultetin e Mjekësisë Loma Linda dhe njëri nga hulumtuesit udhëheqës të hudhrës në botë, ka bërë eksperimente për të testuar disa antibiotikë të rinj në baktere dhe fungi. Ai kishte përgatitur një ekstrakt të dobësuar të hudhrës, kishte futur një sasi të vogël të disa kulturave dhe i kishte lënë në inkubator për një natë. Ditën e nesërme ishte habitur kur kishte parë, se ekstrakti i zbutur i hudhrës vërtet kishte ndalur rritjen e atyre kulturave më me efikasitet, në fakt më shumë se disa antibiotikë të fuqishëm, që i kishin përdorur ekipi i tij për të testuar të njëjtën kohë.
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›