Shqipëria kontribuese e vlefshme në Asamblenë Euromesdhetare
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu besimin se vitin e ardhshëm Shqipëria do të njihet me të drejta të plota si anëtare e Asamblesë Parlamentare Euromesdhetare, duke fuqizuar kështu dimensionin diplomatik të parlamentarizmit shqiptar. Asambleja Parlamentare Euromesdhetare ishte në qendër të punimeve të ditës së fundit të seminarit treditor "Shqipëria dhe Procesi i Barcelonës: Bashkimi për Mesdheun", në mjediset e Hotel Tirana International, ku ishte e pranishme dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. “Vendet euromesdhetare janë një ndër hapësirat botërore më interesante, jo vetëm për historinë e tyre të civilizimit, por edhe për faktin se një bashkësi kaq e ndryshme gjuhësh të ndryshme, besimesh të ndryshme fetare, sot, në kohën e globalizmit janë një pasuri e jashtëzakonshme. Ndaj dhe eksperienca e kontributi që do të sjellë Shqipëria në këtë Asamble janë për t u vlerësuar”, - tha Topalli në fjalën e saj. Në Asamblenë e radhës, që do të mblidhet së afërmi në Jordani, Shqipëria do të marrë pjesë me statusin e vëzhgueses. “Shqipëria do të përfaqësohet me tre deputetë, të cilët do të shkëmbejnë nga afër mendime me parlamentarë nga Franca, Spanja, Jordania, Maroku, etj”, - u shpreh kryeparlamentarja duke nënvizuar se ky kontakt mes tyre do të ndihmojë që të kuptojmë më mirë njeri-tjetrin dhe të kapërcejmë edhe ndonjë paragjykim. Sipas saj, vendi ynë do të sjellë në këtë Asamble vlera të rëndësishme si ai i bashkëjetesës fetare, etnike dhe i kapërcimit të vështirësive. Përgjatë tri ditëve nga 17-19 shtator, në Tiranë u mbajt seminari "Shqipëria dhe Procesi i Barcelonës: Bashkimi për Mesdheun, sfida dhe mundësi", ku përfaqësues të vendeve anëtare të këtij organizmi si Spanja, Franca, Tunizia, Italia, etj, shkëmbyen mendime mbi mundësitë e nxitjes dhe zgjerimit të bashkëpunimit mesdhetar, në kuadër të forcimit të partneritetit mes tyre.
Sot, në ditën e tretë të Seminarit “Shqipëria dhe Procesi i Barcelonës: Bashkimi për Mesdheun”, para fillimit të tryezës së rrumbullakët me temën: Shqipëria dhe Asambleja Parlamentare Euromesdhetare, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, priti në takim z. Marti Grau, anëtar i Delegacionit të Parlamentit Evropian në EMPA, si dhe Jordi Pedret, anëtar i Delegacionit të Parlamentit spanjoll në EMPA.
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008